Efektet e shëndetshme të ftoit

Ftoi është frut i familjes Cydonia dhe ka shumë veti të shëndetshme për organizmin. Konsumimi i tij na ndihmon për lehtësimin e disa problemeve që mund të kemi me organizmin. Ndër efektet kuruese të ftoit janë;
Ftoi ka ndikim qetësues në sistemin e tretjes. Çaji nga farat e ftoit përdoret si qetësues, kundër pagjumësisë dhe kundër erës së keqe të gojës. Lëvozhga e ftoit përdoret si mjet kundër kapsllëkut.
Farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve përdoren për qëllime mjekësore. Farat kanë shije të lehtë të bajameve të hidhura dhe janë pa erë.
Ftoi përdoret i freskët ose në formë reçeli, marmelate, si dhe për t’i dhënë shije, aromë dhe qëndrueshmëri marmelatës së mollës, të dardhës dhe të frutave të tjera. Ftoi është i ushqyeshëm sepse përmban vitamina A dhe C, sheqerna, acide, kripëra minerale, si kalium etj.
Ftojtë kanë veti shëruese dhe janë përdorur qysh në lashtësi për këtë qëllim. Përdoren kundër diarresë, dizenterisë dhe të vjellave. Ai është një qetësues i mirë dhe përdoret edhe në rastet e pagjumësisë dhe kollës. Farat e ftoit janë të zeza dhe përmbajnë pak glikozide dhe vajra, të cilat ndihmojnë të kemi një organizëm sa mnë të shëndetshëm.