Fundamenti

Efektet e përqafimit Thaçi- Haradinaj

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga – Adrian Çollaku – Kryeministri i Kosovës dhe i pari i partisë më të madhe në vend, Hashim Thaçi me hapat drejt përqafimit me Ramush Haradinajn e partinë e tij, ka arritur dy efekte shumë të rëndësishme për të dhe për të ardhmen e partisë, që ai e udhëheqë.

Së pari, përafrimi me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, do ta shpëtojë politikisht edhe një herë Thaçin dhe partinë e tij nga ambisi, ku është futur me aferat që po na i shfaq në vazhdime si seritë latino-amerikane në TV-të tona pesëparëshe.

Pos që do ta nxjerrë atë me “fytyrë” nga skandalet e shumta që e kanë kapluar këtë qeverisje, sa që po të ishim shtet normal, ku sundon ligji, shumë prej zyrtarëve shtetërorë do të ishin te “vendi”- prapa grilave, atë do ta “shpëtojë” edhe nga bisedimet tashmë të filluara politike me Serbinë, ku janë të mëdha gjasat që i vetëm të dalë “ i lagur”. Kompromiset e radhës që pritet të ndodhin në këto bisedime, Thaçi do t’i kishte të pamundur t’i bënte pa përkrahjen e partisë së “Dukagjinit”.

Futja e nënkryetarit të parë të AAK-së, Blerim Shalës, në delegacionin e bisedimeve, nuk do mend se është një komoditet dhe një relaksim i madh për udhëheqësin e bisedimeve, Hashim Thaçin që, normalisht, barrën e përgjegjësisë për kompromiset joparimore që mund të kërkohen, t’i shpërndajë në sa më shumë aktorë. U fut ose jo zyrtarisht AAK-ja në qeverisje, kjo nuk do të jetë shumë e rëndësishme.

Nga disponimi i deritashëm edhe i ndërkombëtarëve, shihet se nuk do të jetë shumë me urgjencë ndërrimi i kryeministrit, pra, zëvendësimi i Hashim Thaçit me Ramush Haradinajn. Të paktën jo pa përfunduar bisedimet. Kryesore që edhe Ramushi në një formë është brenda.

Mobi Casa

Pra, me një fjalë barrën e përgjegjësisë për bisedimet politike me Serbinë, nuk do ta bartë vetëm Hashim Thaçi dhe PDK-ja. Një pjesë e kësaj barre do t’i shkarkohet edhe partisë së Ramush Haradinajt, që padyshim se mund të ketë edhe pasoja për të ardhmen e AAK-së…

Dhe efekti i dytë i përafrimit Thaçi- Haradinaj, do të jetë shkatërrimi i së djathtës në Kosovë. Ky përafrim PDK- AAK, më saktësisht do të dobësojë shumë gjasat për çfarëdo plani dhe ideje të partive të djathta që të krijojnë një bllok politik.

Iniciativa e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pak kohë para se të rikthehej lënda e tij për rigjykim në Hagë dhe iniciativa e fundit e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për bashkimin e spektrit të djathtë politik duket se do të marrë fund. Të paktën për një periudhë kohore. E, bashkë me të edhe iniciativa e vetme e cila ka mundur ta rrëzonte PDK-në nga pushteti dhe do ta largonte këtë keqqeverisje që ka lëshuar rrënjë.

Prandaj, edhe kjo çarje e partive të djathta, që ka arritur ta bëjë kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, tregon për aftësitë e tij politike në punë të tilla që padyshim do t’ia zgjasin jetën kësaj qeverisje, edhe po të mos bënte asgjë tjetër, s’ka nevojë të dëshmojë më shumë se është e dëmshme për vendin.

Sidoqoftë, sikurse në lojë shahu, ai i cili i luan figurat më mençur edhe e fiton lojën. Njëjtë, është kjo far puna e politikës. Ai i cili i luan më mirë figurat edhe fiton. Këtë lojë “shahu” më së miri duket se po e luan kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi. Fatkeqësisht vetëm në interes të vetin e të PDK-së. E sa i përket Kosovës, të ardhmes së saj, ka kohë dhe ka kush!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.