FITORJA

Efektet e mahnitshme të ujit me mjaltë nëse e pini me stomak bosh

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Të gjithë e dinë se sa i dobishëm është mjalti, por pak dinë për përfitimet e ujit me mjaltë. Mjafton të shtoni një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë në mëngjes dhe pijeni me stomakun bosh.

Si ndikon në trup?

Shkrirja e depozitave yndyrore

Uji me mjaltë mund t’ju ndihmojë të eliminoni kilogramët e tepërt. Sheqeri që përmban mjalti është me origjinë natyrale dhe është një burim i shëndetshëm i kalorive. Jo vetëm kaq, por edhe ju ndihmon të mos i dorëzoheni tundimit kur bëhet fjalë për pije të tjera me sheqer. Pijet e gazuara dhe të tjera të ëmbla janë plot me kalori “boshe” dhe duke eliminuar marrjen e tyre eliminoni më shpejt depozitat e yndyrës. Nuk do të ndodhë brenda natës, por është mirë për ju në planin afatgjatë.

Ndihmon në tretjen më të mirë

Një gotë me ujë të vakët e kombinuar me një lugë çaji mjaltë, në mëngjes me stomakun bosh, ju ndihmon të rregulloni tretjen. Vetitë antiseptike të mjaltit ndihmojnë në lehtësimin e acidit në stomak duke rritur prodhimin e mukusit të zorrëve. Pija është “përgjegjëse” edhe për hidratimin e zorrës së trashë. Të gjitha këto rregullojnë tretjen dhe parandalojnë kapsllëkun.

Përmirëson imunitetin

ARKATANA

Mjalti është një agjent natyral fantastik që eliminon bakteret. Është plot me enzima, vitamina dhe minerale që janë “në vijën e parë” në luftën kundër baktereve. Në kombinim me ujin e ngrohtë, vetitë e lartpërmendura përmirësohen më tej.

Redukton alergjitë

Duke përdorur mjaltin vendas, ju do ta përshtatni trupin tuaj me polenin që gjendet në klimën tuaj. Nga ana tjetër, kjo ndihmon në uljen e ndjeshmërisë tuaj ndaj alergjive mjedisore. Uji i nxehtë nuk është i një rëndësie vendimtare këtu, por është shumë i rëndësishëm për hidratim.

Lehtëson dhimbjen e fytit dhe kollën

Uji me mjaltë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe acarimit të fytit, si dhe në reduktimin e kollitjes. Është shumë më i mirë dhe më efektiv se tabletat dhe nuk ka efekte anësore.

Pastron fytyrën tuaj

Ushqen lëkurën, duke e lënë atë të butë dhe të mëndafshtë. Ky është një kozmetikë e shkëlqyer natyrale me mjaltë, më e vjetra dhe më moderne në të njëjtën kohë./abcnews.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.