GRANDEMALL

Edy Reja shpall listën e Shqipërisë me 23 lojtarët e ftuar për miqësoren me Katarin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për miqësoren e 9 nëntorit ndaj Katarit.

Pjesë e grupit janë pjesa më e madhe e lojtarëve që ishin edhe në miqësoren me Arabinë Saudite të luajtur më 26 tetor në Abu Dabi, ndërkohë që këtë herë mungojnë disa nga lojtarët që aktivizohen me klubet e huaja.

I vetmi legjionar në këtë listë është Kristal Abazaj, i cili aktivizohet në kampionatin turk me klubin e Istanbulspor.

Të gjithë futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatin shqiptar teksa për herë të parë janë ftuar lojtarë si Herald Marku, Serxho Ujka, Mario Dajsinani apo Arbin Zejnullai.

FIDANISHTJA

Përfaqësuesja do të shfrytëzojë shtyrjen e javës së 12-të të “Abissnet Superiore” për të nisur grumbullimin që ditën e shtunë me ekipin që do të përgatitet në kompleksin Tropikal në Durrës deri të martën, kur do të niset për në Marbella të Spanjës.

Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet pikërisht në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30. Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore.

Më poshtë edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar në Kombëtare për miqësoren e radhës me Katarin:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.