FIDANISHTJA

Edy Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar te Shqipëria për tre ndeshjet e shtatorit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Lista është e përbërë nga 27 lojtarë, ndërkohë që mes risive janë, Ernest Muçi, i cili vjen nga shpresat U-21, teksa ndryshe nga miqësoret e qershorit rikthehen në listë të rinjtë Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.

Lista e plotë:

Portierët: Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Gentian Selmani.

Mbrojtësit: Elseid Hysaj, Albi Doka, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ramen Çepele, Lorenc Trashi, Mario Mitaj, Erjon Hoxhallari.

Mesfushorët: Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Enis Çokaj, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Qazim Laçi, Odise Roshi dhe Endri Çekiçi.

United Hospital

Sulmuesit: Ernest Muçi, Bekim Balaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni.

❤??? ????? ? ?????̈????? ??̈? ? ???????? ? ????????????? ??̈ ????̈????? ”????? ????” ???? ????????̈, ?????????̈ ??? ??? ??????? ⚽#???????????̈??? pic.twitter.com/QQNLsYLRUg

— FSHF (@FSHForg) August 28, 2021

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën e 29 gushtit me lojtarët që do të bashkohen me stafin në Varshavë. Lojtarët që janë të impenjuar me klubin të dielën do të mbërrijnë në kampin kuqezi të hënën.

Përfaqësuesja shqiptare do të përballet më 2 shtator me Poloninë në transfertë, me sfidën që luhet në stadiumin “PGE Narodoëy” të Varshavës, duke filluar nga ora 20:45. Më 5 shtator, Shqipëria pret Hungarinë në ndeshjen e pestë të eliminatoreve, që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 18:00.

Sfida e tretë e shtatorit është ajo e datës 8, me Kombëtaren që do të presë San Marinon po në “Elbasan Arena”, ndeshje që starton në ora 20:45. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.