Eko Higjiena

Edukimi dhe arsimimi janë pjesë e një familje të shëndoshë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Grupi i grave të komunës së Gjilanit në bashkëpunim me zyrën për të drejtat e njeriut dhe zyrën për barazi gjinore të mërkurën kanë shënuar 15 majin ditën ndërkombëtare të familjes. Jehona Hyseni, Florina Zymberi, Drita Klaiqi thanë se familja e shëndoshë është themeli i një shoqërie dhe shteti të përparuar.

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes , Grupi i Grave të Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me Zyrën për të Drejtat e Njeriut , zyrtaren për Barazi Gjinore kanë marrë pjesë në një aktivitet simbolik ku para teatrit te qytetit kanë vendosur panon me moto: “Familja pa diskriminim – shteti i zhvilluar!.

Jehona Hyseni kryetare e Grupit të Grave të Gjilanit tha se ky aktivitet edhe pse simbolik e ka efektin e vet pozitiv sepse jemi munduar që ta shënojmë si ditë të veçantë për të përkujtuar rolin që ka familja në shoqëri.

“Ne mendojmë se familja është një agjente e zhvillimit, për një familje të shëndosh dhe të lumtur, edukimi dhe shkollimi i fëmijëve është çelësi i suksesit. Një familje e shëndoshë është një themel i mirë edhe për vetë shoqërinë, e kjo ka të bëjë me parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave”.

Hyseni ka thënë se kjo ditë shënon nxitjen e barazisë, ndarjen e barabartë të përgjegjësive në familje e në shtëpi. “Të drejtat e familjes mbrohen edhe nga Karta Universale e të Drejtave të Njeriut, po ashtu të drejtat e njeriut –të drejtat e familjes edhe në vendin tonë mbrohen me ligj. Andaj, një bashkëpunim i mirë i të gjitha institucioneve, mundë të sjellë përmirësim të dukshëm në jetën e familjes dhe shoqërisë sot” ka thënë ajo.

Mobi Casa

Edhe Drita Klaiqi zyrtare për barazi gjinore tha se familja e mirë është edhe shoqëria e arsimuar dhe e emancipuar. “Sa më shumë të edukohemi dhe arsimohemi dhe sa më tepër të jemi pjesë e zhvillimeve pozitive edhe si shoqëri por edhe si familje do të jemi më të ngritur në të gjitha aspektet”.

Florina Zymberi këshilltare komunale tha se ka dalur për ta shënuar këtë aktivitet sepse kontributi i familjes në shoqëri është i pakrahasueshëm dhe i pazëvendësueshëm. “Familja është e shenjtë dhe si e tillë edhe duhet të trajtohet dhe nga shoqër9ia edhe nga shteti e institucionet” tha Zymberi.

Për këtë ditë të veçantë kanë folur dhe Sarandë Bllaca e Mimoz Shkodra të cilat thanë se pa një familje të emancipuar është vështirë të ketë edhe kontribut në shoqërinë moderne.

Më pas ky grup ka vizituar edhe Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave nga Dhuna në Gjilan “Liria”. /rajonipress/