Eko Higjiena

Edonis Beqiri kryqëzon dorëzat me Gjeorgjianin Tamaz Izoria

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Boksieri shqiptar me prejardhje nga Makreshi i Gjilanit, po bën emër në boksin profesionist.

Beqiri i cili jeton dhe vepron në Gjermani, gjerë më tani ka zhvilluar 6 meçe profesionale, tri prej tyre kundërshtarët e kanë shijuar përfundimin me nokaut, ndërsa 3 të tjerat i ka fituar me vendime unanime nga gjyqtarët.

Meqin e radhës Beqiri, do ta zhvillon në “Boxhalle Marzahn” në Berlin të Gjermanisë me 23 dhjetor, përball boksierit nga Gjeorgjia Tamaz Izoria.

Mobi Casa

Boksieri nga Gjeorgjia, gjerë më tani ka zhvilluar 5 meçe, 4 i ka të fituara ndërsa një meq ka pësuar nokaut nga kundërshtari i tij, por siç bëhet e ditur është një boksier jashtëzakonisht i fort në mes litarëve ndërsa ka edhe një gjatësi prej 1.70 cm.

Për boksierin shqiptar, Edonis Beqirin, edhe ky meqë është si të gjithë meçet tjera dhe pret që këtë vit ta përmbyll me fitore spektakulare.

“Jam përgatitur maksimalisht, asgjë nuk i kam lënë të rastit, nën drejtimin e trajnerit tim, Otto Ramin, kam punuar me intensitet të lart që të jem sa më i përgatitur, kundërshtari im është një boksier mjaft i fort me një përvojë të mirë në mes ringut por unë do të vazhdoj me fitore pasiqë kam një shtab shumë profesional në ekipin tim, jam shumë i bindur në fitoren e radhës dhe këtë fitore do t’ja dedikoj shqiptarëve kudo që janë për festat e fundvitit”, ka bërë të ditur, Edonis Beqiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.