FIDANISHTJA

Edonis Beqiri: Fitoren ua dedikoj të gjithë shqiptarëve për ditën e Flamurit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Boksieri profesionist nga Gjilani Edonis Beqiri me hapa gjigant po ec në boksin profesionist, në meqin e tij të dytë ka shënuar fitore duke hapur rrugën e tij drejt majave të boksit profesionist.

Në një meqë të jashtëzakonshëm i cili u zhvillua në Berlin të Gjermanisë, Beqiri në katër raunde e ka deklasuar boksierin nga Gjermania Johannes Missal.

21 vjeqari boksieri nga Gjilani Edonis Beqiri në Berlin të Gjermanisë ka zhvilluar meqin e tij të dytë pasi para disa muajsh e kishte mposhtur boksierin Sërb Aleksander Jankoviq.

Në ballafaqim me boksierin Gjerman Johannes Missal, Beqiri në katër raunde ishte bindshëm më i mirë se kundërshtari i tij Gjerman.
“Për këtë sfidë isha përgatitur maksimalisht, kundërshtari im ishte shumë i fort dhe me një përvojë të gjatë në arenën e boksit por përgatitjet me stafin tim dhanë rezultatet e pritura”, thekson boksieri Beqiri.

Hidromorava

Beqiri megjithatë shpjegon katër rundet e zhvilluara. “Boksieri Missal më herët ishte marrë edhe me kick-boks, tani i është rikthyer boksit gjatë katër raundeve nuk i dhashë asnjë mundësi për të fituar dhe me vlerësimin e gjyqtarëve më takoi fitorja me rezultat 4-0″, shprehet Beqiri.

Edonis Beqiri me krenari tregon se kujt ia dedikoi këtë fitore.” Faleminderit të gjithë shikuesve që më përkrahën gjatë tërë meqit dhe këtë fitore ua dedikoj të gjithë shqiptarëve kudo që janë për ditën e flamurit Kombëtar”.

Boksierin Gjilanas pas kësaj sfide menjëherë e pret një sfidë tjetër mjaft e rëndësishme për karrierën e tij.
“Mund të boksoj në mes të dhjetorit në Novi Sad të Vojvodinës, eventualisht me 21 janar në Bodensee të Gjermanisë për disa ditë do të mësohet edhe vendi dhe kundërshtari i ardhshëm”, thotë boksieri bjond Edonis Beqiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.