United Hospital

Edonis Beqiri boksieri që po hap shtigjet e boksit profesionist

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Boksieri Gjilanas me prejardhje nga Makreshi pas boksit amator me hapa të mëdhenj po ngjitet në arenën e boksit profesionist.

Beqiri i cili jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë i cili bokson nën ombrellën e klubit Gjerman Polex tani e një kohë ka shtuar intensitetin e ushtrimeve në mes litarëve pasi me 26 Nëntor do të ketë meqin e tij të dytë profesionist në Berlin të Gjermanisë.

Shtatlarti Edonis Beqiri nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Gjerman Detlef Kun është në vlugun më të madh të ushtrimeve.

Mobi Casa

“Kanë qenë stërvitje tejet të mundimshme fizike por jam shumë i kënaqur me të arriturat, kundërshtari i ardhshëm i imi është një boksier mjaft cilësor nga Gjermania Johannes Missel por me punën që kam bërë me ekipin tim shpresoj se do të shënoj fitore për të hapur shtigjet e boksit profesionist”.

21 vjeqari Beqiri tërë meritat për zhvillimin e tij si boksier ia dedikon trajnerit të tij Detlef Kun. “Është një trajner shumë i zoti dhe i besueshëm nëpërmjet tij kanë dalur shumë emra të mëdhenj të boksit, por një falënderim të madhë do t`ia kisha kushtuar edhe sparing partnerëve të mijë dhe njeriut i cili në çdo hap më ndihmon është bashkatdhetari i ynë nga Peja Kastriot Thaçi”.

I dashuruar në popullin e Kosovës dhe në shtetin e saj Beqiri për dashamirët e boksit ka një porosi.
“Në meqin e parë kam mposhtur një boksier serb ndërsa për meqin me 26 Nëntor ju premtoj fitore pasi jam i përgatitur maksimalisht”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.