ARKATANA

Edona Llalloshi nis xhirimet e tri klipeve, paralajmëron edhe një duet me vëllanë e saj, Milotin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë.

Ajo ka treguar së fundmi se është në përgatitje të tri këngëve të reja, të cilat do të realizohen me klip.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet në xhirimet e klipit të ri.

Edona gjithashtu ka zbuluar se njëra prej këtyre këngëve vjen në duet me vëllanë e saj, Milot Llalloshin, i cili ka qenë më pak aktiv në muzikë viteve të fundit.

Mobi Casa

“Së shpejti tri këngë dhe klipe të reja, njëra në bashkëpunim me Milotin”, ka shkruar këngëtarja Llalloshi në Instagram.

Ndërkohë, vëllai i saj ka qenë aktiv në muzikë vite më parë, teksa më pas vendosi ta lërë pak anash.

Dueti i tyre i fundit është ai i publikuar në vitin 2013, kënga me titull “Spontanisht”, e cila ishte pritur mirë nga publiku.

Miloti përndryshe kujdeset për të gjitha klipet e Edonës, pasi është pronar i produksionit filmik, EMF Creative. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.