Edona Llalloshi kërkon të formohet shoqatë për mbrojtjen e artistëve

/ 3 minuta lexim

Këngëtarja e njohur e estradës sonë, Edona Llalloshi, është deklaruar në lidhje me kërkesën për mbështetje në organizim të protestës kundër paralajmërimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe OEK-ut për ndalimin e dasmave dhe ahengjeve familjare për sezonin veror 2020, nga këngëtari Labinot Tahiri.

Në lidhje me këtë çështje të shumëkomentuar, siç e quan edhe vet ajo, këngëtarja e konsideron të gabuar qasjen ndaj saj, pasi që, siç thotë ajo, kjo çështje është dashur të bëhet publike vetëm pas koordinimit mes estradës dhe jo me iniciativa vetjake, përcjell “Zëri.info”.

“Unë konsideroj se komplet qasja është e gabuar! Duhet të fillohet nga organizimi i mirëfilltë, brenda për brenda estradës, e jo si deri më tani me iniciativa vetjake ose personale”, ka shkruar Llalloshi.

Këngëtarja përmes këtij postimi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, e ka ngritur si çështje formimin e një shoqate e cila do t’i mbronte të drejtat e artistëve.

Postimi i plotë i këngëtares Llalloshi:

“Kohën e fundit nëpër statuse të ndryshme të kolegëve të mi, por edhe nëpër debate televizive, debatohet, komentohet, e drejta e krijuesve dhe performance e tyre muzikore, si në prezantime, koncerte, dasma, e tubime të ndryshme por edhe e dreja autoriale.

UBT

Unë konsideroj se komplet qasja është e gabuar!

Duhet të fillohet nga organizimi i mirëfilltë, brenda për brenda estradës, e jo si deri më tani me iniciativa vetjake ose personale.

Prej nga fillimi i karrierës sime, ku janë 25 vite, dëgjoj se të paktën do të formohet një shoqatë, e cila do t’i mbronte dhe do të zbatonte të drejtat e tona artistike.

Në 5 vitet e fundit unë jam anëtare e rregullt me kontratë, në platformën Premier Songs. Falë kësaj antarësie unë nuk kam problem nga ana profesionale si nëpër platforma të ndryshme digjitale, në App Store dhe Google Play. Jam komod si për publikimin dhe distribuimin e prodhimeve te mia muzikore. Kjo më ka ndihmuar shumë , në radhë të parë sa i përket piraterisë , dhe kthimin e investimeve në këtë industri.

Është hapi i parë dhe i vetëm, sipas ligjit mbi të drejtën autoriale, të Republikës së Kosovës, të filloj zbatimi i tij në praktikë. Pra mendoj, se është e kotë të debatohet pa një bazë të mirë juridike! Ka shumë për t’u thënë dhe në mënyrë absolute nuk dua të ofendoj apo minimizoj punën dhe mendimin, cilido qoftë nga kolegët e mi, por mendoj dhe jam e sigurt pa një organizim më të mirë institucional dhe me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, asnjëra nga këto ‘shqetësime’ të ngritura, në të ardhmen e afërt nuk do të realizohen.

Pra mendoj, se është e kote të debatohet pa nje baze te mire juridike! Pra mos te kuptohet si marketing nga ana ime, por tash për tash, e vetmja zgjidhje e shpejt dhe efektive është kontrata me Premier Song. Ju faleminderit. Me respekt Edona Llalloshi”.