RCCOLA

Edona Balidemaj, synon pasarelat botërore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edona Balidemaj modelimin e konsideron më shumë si hobi, sepse ajo sapo ka përfunduar studimet në fushën e gazetarisë. Mbase në të ardhmen mund të bëhet edhe gazetare.

“Gazetaria më ka pëlqyer gjithnjë, prandaj kam dashur të studioj për këtë drejtim. Studimet sapo i kam përfunduar dhe uroj që të gjejë punë në këtë profesion”, thekson ajo. Mirëpo krahas gazetarisë në të cilin profesion ajo mendon të ushtroj, modelimin do ta ketë punë dytësore nga e cila thotë se nuk do të ndahet asnjëherë. Edona synon të prek pasarelat botërore, mbase për të arritur këtë ëndërr ajo është e përkushtuar mjaftë shumë ndaj modelimit.

RCCOLA

Edona përgjatë viteve në skenë ka arritur një sukses të konsiderueshëm në fushën e modës, mirëpo ajo nuk kënaqet me kaq, prandaj do të vazhdoj më tutje. “Modelimi është një profesion që më pëlqen mjaftë shumë, andaj jam duke punuar dhe e përkushtuar ndaj kësaj fushe. Uroj që suksesi im në këtë drejtim të vazhdoj edhe më tutje, në mënyrë që të arrijë edhe në pasarelat botërore”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Edona deri më tani ka qenë imazh i disa kompanive të njohura në vend, ku dhe vazhdon ende, mirëpo përsëri nuk del të jetë e kënaqur me përfitimet që të sjellë fusha e modelimit. “Fushës së modelimit nuk i kushtohet rëndësi aq sa duhet, prandaj ne modelet nuk jemi të kënaqura me përfitimet që të sjellë ky profesion. E vërteta është se nuk mund të jetohet vetëm me një mëditje që merr nga modelimi. Prandaj për këtë drejtim duhet të punohet më shumë, në mënyrë që modelet të mos zhgënjehen nga puna e tyre”, shprehet në fund ajo.