Edon Zhegrova vjen me një rrëfim interesant për Blick – ky është super dribluesi i Basel, familja e tij iku nga lufta e Kosovës

/ 2 minuta lexim

Java filloi me një zhgënjim për Edon Zhegrovën. Në vend që të fluturonte me FC Baselin në ndeshjen e Ligës së Evropës në Krasnodar, atij iu desh të qëndrojë në qytetin zviceran.

Kjo për shkak se rusët nuk e njohin Kosovën dhe 20-vjeçari do të duhej të udhëtonte në Beograd për të aplikuar për vizë, shkruan Blick.

“Unë nuk e dëshiroja këtë. Ju e dini situatën”, ka thënë fillimisht Zhegrova.

Ai nuk e harron luftën dhe tregon se si prindërit e tij ikën nga atdheu i tyre para se të lindte ai.

Edoni ka lindur në vitin 1999 në Herford të Gjermanisë, dy vjet më vonë, kur lufta kishte mbaruar, familja e tij kthehet në Prishtinë.

Deri në moshën 12 vjeçari, ai ishte një talent i rrugës, që bënte çfarë të donte me topin. U provua te Milani, pastaj një jetë me krahasime me Lionel Messin.

“Askush nuk më thoshte çfarë të bëja, kështu që të mund të dribloja ashtu si dëshiroja, plotësisht i lirë”, tregon ai.

Eco Higjiena

Problemin ia tregoi trajneri Bernard Challandes.

“Në futbollin modern, lojtarët sulmues gjithashtu kanë nevojë për detyra mbrojtëse. Dyshja e i Liverpoolit, Salah dhe Mané janë duke punuar edhe në mbrojtje”.

Kundër Young Boys, Zhegrova i linte lojtarët kundërshtarë prapa me sllallom, duke ndikuar që të fitohet ndeshja me një gol dhe një asistim.

Që nga shkurti 2019, Zhegrova është në Basel, por në gjysmën e dytë të atij sezoni, por edhe në këtë aktual, kryesisht ishte në bankinë.

“Nuk ishte e lehtë për të në fillim, por ai ka treguar durim dhe tani po shpërblehet”, ka thënë Challandes.

Zhegrova është integruar më mirë në ekip dhe tani po i merr vendimet e duhura në fushë. /Telegrafi/