Edon Zhegrova vazhdon me formën e jashtëzakonshme, shënon super gol në Conference League

Baseli ka marr fitore të rëndësishme ndaj Omania në kuadër të Conference League me rezultat 3-1, ku Edon Zhegrova la shenjë në këtë ndeshje.
Zviceranët kanë marr një fitore shumë të rëndësishme që e mban në vendin e parë në grup me 7 pikë.
Nga minuta e parë në këtë ndeshje luajtën Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami te Baseli.
Anësori i Kosovës ishte ndër më të mirët në fushë, ku ka realizuar edhe golin e tretë për skuadrën e tij në këtë ndeshje.
Ai mori një top në dalje të zonës, dribloi bukur një mbrojtës dhe i vetëm me portieri shënoi për 3-1.
Ky ishte goli i dytë në dy ndeshjet e fundit për Zhegrovën, i cili po kthehet në formë pas lëndimit. /Telegrafi/