ARKATANA

Edon Zhegrova pritet të debutojë me Juventusin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ylli i ri i Juventusit, Edon Zhegrova, mund të debutojë për Bianconerët sonte (e martë), pasi u përfshi në skuadër për ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

Zonja e Vjetër është nikoqire e gjermanëve në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së Ligës së Kampionëve 2025/26, me takimin që pritet të zhvillohet në “Allianz Stadium” nga ora 21:00.

Në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe ylli kosovar, Zhegrova, i cili ka qenë jashtë fushave që nga janari dhe fillimisht u njoftua se do të humbiste ndeshjen e mesjavës në garat evropiane.

Eco Higjiena

Kjo pasi Zhegrova është thirrur nga trajneri Igor Tudor për këtë ndeshje, ashtu sikurse është ftuar edhe Francisco Conceicao, i cili gjithashtu mungoi në derbin kundër Interit për shkak të një dëmtimi.

Jonathan David, Dusan Vlahovic, Kenan Yildiz, Lois Openda dhe Vasilije Adzic janë sulmuesit e tjerë të shquar në skuadrën italiane të cilët janë në linjë t’u përballur me gjigantët gjermanë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.