ARKATANA

Edon Zhegrova mund të transferohet në Gjermani, interesim serioz për të ka shfaqur Leipzigu

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova mund ta vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, pasi interesim serioz për shërbimet e tij ka shfaqur ekipi i Leipzigut.

Siç raporton Sky Germany, drejtuesit e klubit janë duke shqyrtuar mundësinë për të bërë një ofertë në drejtim të Lille për shërbimet e Zhegrovës.

Liverpooli pëson një goditje të rëndë para ndeshjes me Arsenalin, shtohen problemet për…Biden: Ne do t’i përgjigjemi vrajses së ushtarëve amerikanë në JordaniLavrov me propagandë speciale, përmend Kosovën dhe faktorin shqiptar në BallkanProblemet e raportuara nga qytetarët e Prishtinës, rregullohen nga komuna​Edhe një ditë afat për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente

Sidoqoftë, problem mbetet shuma që po kërkon ekipi i Lille për ta lejuar sulmuesin që të largohet, pasi thuhet se klubi francez po kërkon diku rreth 17-20 milionë euro për ta liruar atë.

Mobi Casa

Leipzig në anën tjetër momentalisht besohet se ka refuzuar që ta paguajë këtë shumë, megjithëse mbetet të shihet nëse gjatë negociatave palët do të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Një faktor që mund të ndihmojë në realizimin e këtij transferimi është vet Edoni pasi ai thuhet se po ‘ëndërron’ që të kaloj tek një klub i madh në Gjermani.

Kjo nuk është hera e parë që Lille vihet pas 24-vjeçarit pasi interesim për të ata kishin shprehur edhe gjatë kohës kur Zhegrova luante për Baselin. Rreth dy vite më parë drejtuesit e klubit francez kishin ofruar rreth shtatë milionë euro në përpjekje për ta transferuar atë nga klubi zviceran, ofertë kjo që ishte refuzuar.

Zhegrova këtë edicion po tregon një nivel mjaft të lartë të formës, teksa deri në këtë fazë të sezonit numëron shtatë gola e shtatë asistime në të gjitha garat./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.