ARKATANA

Edon Zhegrova flet pas golit të dytë në Ligue 1, por thotë se do të ishte më i lumtur nëse do të fitonin ndeshjen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Edon Zhegrova ka vazhduar të shkëlqejë me fanellën e Lilles, ku ka realizuar edhe golin e dytë këtë edicion në Ligue 1.

Sulmuesi nga Kosova u inkuadrua në lojë për t’i dhënë një pikë kampionit në fuqi të Francës në sfidën ndaj Angers në udhëtim.

Prishtinasi depërtoi bukur dhe me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca realizoi për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Zhegrova ka thënë pas ndeshjes se ky gol dëshmon se ai po punon shumë, por do të ishte më i lumtur nëse Lille do t’i fitonte tri pikët në këtë sfidë.

Eco Higjiena

“Goli është dëshmi se po punoj shumë në stërvitje. Mundohem të shënoj gola të tillë në stërvitje. Ishte gol i bukur, por nuk jam i lumtur pasi nuk kemi fituar tri pikët”.

“Është dashur të paraqitemi më mirë sot. Ky nuk është rezultat i mirë për ne”, ka deklaruar Zhegrova pas ndeshjes.

23-vjeçari zhvilloi ndeshjen e gjashtë me fanellën e Lillet në Ligue 1, ku ndaj Angers realizoi edhe golin e dytë personal në elitën e futbollit francez. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.