UBT

Edon Zhegrova është 10 milionëshi i ri i Kosovës, disa yjeve Dardanë iu ul dukshëm vlera e kartonit, por sa “peshojnë” Rrahmani, Muriqi, Rashica…?

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Edon Zhegrova është pa dyshim futbollisti më në formë i Kombëtares së Kosovës aktualisht.

Ylli kosovar është bërë një titullar i padiskutueshëm tek Lille.

Ndërsa, kapakun formës së jashtëzakonshme ia vendosi në ndeshje me Paris Saint-Germainin në fundjavën që e lamë pas, kur ishte i pandalshëm për futbollistët parisienë.

24 vjeçari në fakt i ka shënuar 3 gola dhe i ka bërë 5 asistime në të gjitha garat në këtë sezon deri tash, shkruan “Gazeta Express”.

E kjo formë optimale e “Messit kosovar” ka bërë që edhe vlera e tij në treg të rritet.

Uebfaqja e specializuar për vlerat e futbollistëve “Transfermarkt” e ka bërë një “update” të vlerës së kartonit të futbollistit ofanziv.

Herën e fundit, më saktësisht më 27 qershor, kartoni i Zhegrovës ishte rritur në 8 milionë euro.

Ndërsa tash, sajti gjerman e rriti për dy milionë vlerën e kartonit të ish-futbollistit të Baselit, i cili tash vlen 10 milionë euro.

Me këtë rast, ai u ngrit në pozitën e tretë sa u përket lojtarëve më të vlefshëm të Kombëtares së Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

Zhegrova, i cili ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026, megjithatë mund të largohet nga Franca në verën e ardhshme për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.

E se si qëndron puna me vlerat e kartonëve të yjeve të tjerë të Kombëtares së Kosovës, do t’ua zbuloj në vazhdim.

Pa diskutim, lojtari më i shtrenjtë i “Dardanëve” është Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi stabil, i cili u shpall kampion me Napolin gjatë verës, deri sot në mesditë vlente 25 milionë euro në treg, ndërsa në orët e fundit vlera e tij ra për 5 milionë euro, respektivisht në 20 milionë.

E pozita e dytë në këtë aspekt i takon Vedat Muriqit.

Vlera e “Piratit” nuk ka lëvizur që nga vera e këtij viti.

ARKATANA

Sulmuesi dhe lojtari kryesor i Mallorcës vlerësohet 15 milionë euro.

I katërti në listë është Milot Rashica.

Futbollisti vushtrrias, i cili gjatë verës u ble nga Besiktasi pas një sezoni fantastik me Galatasarayn, me të cilin u shpall kampion i Turqisë, vlerësohet 8,5 milionë euro.

Ndërkaq, portieri Aro Muriç pati rënie drastike në vlerën e kartonit.

Nga 12 milionë euro sa kushtonte gjatë verës, tash portieri i Burnleyt vlen 7 milionë euro.

Muriç njëkohësisht e kompleton Top 5-shen e lojtarëve më të vlefshëm të Kombëtares, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe lojtarët tjerë të Kosovës kishin rënie në vlerën e kartonit të tyre.

Duke nisur nga Mërgim Vojvoda, i cili disa muaj më parë vlente 5 milionë euro, e tash 4 milionë.

Arbër Zeneli vlente 4 milionë, por ylli i dikurshëm i “Dardanëve” e vazhdoi rënien dhe tash vlen 3 milionë euro.

Florent Hadërgjonaj gjatë verës vlente 3.1 milionë e tash 2.8.

Zymer Bytyqi muaj më parë vlente 3,5 milionë, ndërsa tash vlerësohet me 2 milionë në treg.

Vlera nga 2,5 milionë euro i ka rënë në 1,8 milionë edhe Bersant Celinës, i cili u transferua në ekipin suedez, AIK, shkruan “Gazeta Express”.

Pra, përpos Zhegrovës, pjesa dërrmuese e lojtarëve të Kosovës patën rënie të vlerës.

E fatkeqësisht rënie pati edhe Kombëtarja e Kosovës, e cila dëshpëroi në kualifikimet e Euro 2024. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.