Fundamenti

Edon Zhegrova: Do të luaj për Barcelonën, s’ndalem pa e arritur këtë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Edon Zhegrova ka këmbëngulur se do të bëjë gjithçka për ta arritur qëllimin jetësor, të luajë për Barcelonën një ditë.

Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova është pjesë e Baselit në Superligën e Zvicrës që prej vitit 2019 kur e bëri hapin e parë në futbollin evropian, por pavaresisht mungesës së interesimit nga klube më të mëdha ai është i bindur për hapin e madh në karrierë, raporton Gazeta Express.I cilësuar si “Messi kosovar” për shkak të talentit dhe ngjashmërive me argjentinasin në lojën me këmbën e majtë, Zhegrova thotë se syimi i tij gjithmonë ka qenë të luajë në Camp Nou.

I pyetur pse ende në Basel në moshën 22-vjeçare, Zhegrova tha: “Sepse dua të shkoj hap pas hapi”.“Herët a vonë do të luaj për Barcelonën. Gjithmonë kam thënë se ky është synimi im dhe nuk do të ndalem derisa t’ia dalë”, këmbënguli Zhegrova.

ARKATANA

Zhegrova është duke e përjetuar një sezon të mirë me Baselin, pasi i ka shënuar katër gola dhe gjashtë asiste në 15 ndeshje në të gjitha garat deri tani.Të gjitha asistet prishtinasi i ka bërë në ligën elitare zvicerane, duke i ndihmuar Baselit të luftojë për titull.

Zurich është lider i ligës me 37 pikë nga 17 ndeshje, me Baselin në vendin e dytë me 31 pikë dhe një ndeshje më pak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.