ARKATANA

Edon Syla kërkon ndërhyrje urgjente në autostradë: “Jam vullnetar t’i largoj menjëherë për hir të sigurisë së qytetarëve”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetari Edon Syla ka reaguar publikisht lidhur me një çështje që, sipas tij, po paraqet rrezik dhe shqetësim të vazhdueshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në autostradë.

Përmes një deklarimi publik, Syla ka shprehur gatishmërinë e tij që, në mënyrë vullnetare dhe me lejen e institucioneve kompetente, të ndërhyjë menjëherë për largimin e pengesave që sipas tij po cenojnë sigurinë në atë zonë.

“Jam vullnetar t’i largoj ato nga autostrada menjëherë, nëse më jepet leja nga autoritetet tona kompetente. Qëllimi im është vetëm siguria dhe interesi i qytetarëve, pasi kjo çështje paraqet shqetësim për të gjithë ata që kalojnë aty çdo ditë”, ka deklaruar Syla.

Mobi Casa

Ai theksoi se reagimi i tij nuk ka asnjë prapavijë tjetër përveç sensibilizimit të institucioneve përgjegjëse dhe zgjidhjes sa më të shpejtë të situatës.

Sipas Sylës, shqetësimi kryesor mbetet siguria e qytetarëve dhe parandalimi i rrezikut potencial në komunikacion, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve përkatëse që të trajtojnë këtë problem me prioritet dhe përgjegjësi institucionale.

Ky reagim ka nxitur diskutime dhe interesim publik, me qytetarë që kërkojnë veprime konkrete dhe ndërhyrje të shpejtë nga organet kompetente për garantimin e sigurisë në autostradë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.