ARKATANA

Edita Tahiri: Shkëlqimi kombëtar i Sali Berishës është i paprekshëm

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha është shpallur dje person “non-grata”, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë vendim të SHBA-së, sot ka reaguar edhe Edita Tahiri. Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Berisha do të mbetet lider historik i kombit shqiptar, pasi sipas saj ai udhëhoqi me vizion dhe vendosmëri drejtë Shqipërisë demokratike dhe euro-atlantike, shkruan Gazeta Express.

Më tutje Tahiri tha se askush nuk mund që ta cenoj atdhetarinë e Sali Berishës.

“Shkelqimi kombetar i Sali Berishes eshte i paprekshem. Ai mbetet nje lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi te gjitha. Udhehoqi me vizion dhe vendosmeri drejt Shqiperise demokratike dhe Euro-atlantike duke bere kthesen historike nga komunizmi ne demokraci. Solli lirine per popullin duke i dhane fund totalitarizmit qe kishte pllakosur Shqiperine per dekada. Por mbi te gjitha Sali Berisha mbrojti dhe avancoi interesat kombetare duke i dhene mbeshtetje gjysmes tjeter te kombit te mbetur padrejtesisht nen dominimet e huaja. Njohja e hershme e pavaresise se Kosoves, dhe mbeshtetja e vazhueshme per luften tone per liri e pavaresi ka qene nje shtylle e forte per neve udheheqesite e pavaresise se Kosoves. Askush nuk mund ta cenoj atdhetarine e Sali Berishes. Nuk ka lider pa gabime, por lideret qe shkruajne historine e kombit mbeten ne faqen e ndritshme te historise!”, ka shkruar ajo.

United Hospital

Ndërkohë dje, sekretari i amerikan Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar në “Twitter” se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.