UBT

Edita Tahiri: Qeveria Kurti s’e shfrytëzoi letrën e Bidenit që dialogu të fokusohej në njohje reciproke – nxori një marrëveshje të dështuar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka bërë një krahasim të këtij procesi me periudhën sa ishte në krye të dialogut.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Tahiri thotë se Qeveria ka dështuar në dialog, teksa e quan proces të “vdekur”.Tahiri ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk arriti ta shfrytëzojë letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili kërkonte njohje reciproke.

Thotë se marrëveshja mund të arrihet pa njohje të ndërsjelltë e me formim të Asociacionit.

“Ne gjithë e dimë që dialogu apo negociata me Serbinë kemi pasur në disa faza, në konferencën e Rambujesë para saj kemi pasur ne fituam lirinë e paqen. Dëshiroj të them që kjo Qeveria aktuale ka dështuar në dialog. E kishin në dorë letrën e presidentit Biden që theksoi qartë që dialogu duhet fokusohet në njohjen reciproke mes dy shteteve por Kurti e dështoi atë letër, dështoi historikisht. Kosova nxori një marrëveshje që se përmban njohjen reciproke plus nuk ishte në gjendje ta kundërshtoj Asociacionin e edhe pse fitoi 50 për qind mbi kundërshtimin e Asociacionit tash e pranoi pa u skuqur”, thotë Tahiri.

Uji Dea

Teksa ka folur për dialogun me Serbinë, ish-kryenegociatorja thotë se Serbia ka shpëtuar pa u ndëshkuar për sulmin në Banjskë falë dështimit të institucioneve kosovare. Kritikën ia faturon Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Këto ditë ia dha edhe tokat Manastirit (të Deçanit) e të tjera dështime ndërsa në përgjithësi për dialogun mund të them se është i vdekur sepse s’pati rezultate. Ky dialog në këtë periudhë në vend se të sjell stabilitet dhe paq solli tensione, mbërrijmë më situatën kur Serbia bëri agresion në Banjskë e Serbia mbeti e pa ndëshkuar e Kosova dhe sot është e ndëshkuar, kemi të bëjmë me qeveri inferiore por edhe ministri të Jashtme inferiore që s’arriti s’paku që Kosovës t’i hiqen sanksionet e Serbisë t’i vihen këtu jemi sot”, u shpreh Tahiri.

E imazh pozitiv sipas Tahirit, Kosova në dialog kishte gjatë kohës kur ajo e udhëhiqte me këtë proces. Thotë se kanë arritur ta shtrijnë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun.

“Ku isha unë kryenegociatore aty edhe Kosova doli me imazh pozitiv se Kosova kishte grua, pra mu krye negociatore e Serbia as ne delegacion s’ka pas e unë i kam pas këshilltaret e mia, e kam fjalën ai dialog ku kam qenë unë për ato shtatë vite kemi arritur të shtrijmë sovranitetin e Kosovës në veri të Kosovës, kemi zhbërë struktura paralele serbe, marrë0veshje që kanë hequr pengesa Kosovë e serbi, e së pari vendosja e kufirit në veri sepse pikat kufitare ishin të djegura kur filluam dialogun në 2011 sepse Serbia dogji si reagim për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, thotë tutje ajo.