FIDANISHTJA

Edita Tahiri: Për Trepçën s’flasim në Bruksel

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Ministrja e Shtetit, Edita Tahiri, ka thënë se s’ka kurrfarë mundësi të diskutohet për Trepçën në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se vijat e kuqe të vendosura në dialogun me Serbinë nuk lejojnë të hapen tema të tilla. Ministrja Tahiri në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se as Kushtetua nuk e lejon hapjen e temave që kanë të bëjnë me pasurinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Express: Qeveria e Serbisë po kërkon dialog me Kosovën për çështjen e Trepçës. Cili është pozicioni i Qeverisë së Kosovës?

Edita Tahiri: Pozicioni si Qeveri e Republikës së Kosovës në dialogun e Brukselit është i bazuar në vija të kuqe, në mesin e të cilave është që edhe për pronat dhe për pasurinë e Republikë së Kosovës nuk flitet në dialogun e Brukselit. Mund t’ju them se që nga fillimi i dialogut në vitin 2011 pala serbe ka kërkuar vazhdimisht që këto tema të shtrohen në dialog, por ne kemi qenë të prerë, kemi refuzuar dhe do të refuzojmë vazhdimisht dhe kategorikisht sepse ato janë tema që kanë të bëjnë me sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës. Nuk bisedojmë me Serbinë dhe as me askënd për çështje të sovranitetit të Republikës.

Express: Pse ky insistim i Serbisë për të diskutuar për Trepçën?

Edita Tahiri: Serbia vazhdimisht tenton të hap tema në të cilat sheh mundësi të përfitojë sepse Serbia e ka mbajtur Kosovën të kolonizuar për përfitime. Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e bën të qartë se pasuritë shtetërore dhe sovraniteti janë prona të shtetit të Kosovë të garantuara me Kushtetutë. Ne si Qeveri në këtë dialog respektojmë vijat e kuqe dhe Kushtetutën e Kosovës që nuk lejojnë që në këtë dialog të mos bisedohet për çështje që prekin sovranitetin dhe integritetin territorial.

Eco Higjiena

Express: Cila është zgjidhja për Trepçën? Duhet të bëhet kompani publike apo të gjendet ndonjë model tjetër?

Edita Tahiri: Si Qeveri e Republikës së Kosovës me Ligjin i cili u aprovua në Parlament ne shpëtuam Trepçën sepse ndalëm procesin e falimentimit. Ky ishte një sukses edhe i Qeverisë dhe i Parlamentit të Kosovës që këtë kompani ta ndalim nga falimentimi. Sa i takon fazës së ardhshme të kalimit në kompani publike, unë, mendoj se duhet të bëhet një analizë dhe një strategji e cila do të përfshinte vendimet dhe qëndrimet e gjithë përfaqësuesve institucional por edhe ekspertëve të Shtetit të Kosovës, të cilët janë ekspertë në këtë lëmi, të cilët pastaj mund të nxirrnin një strategji për transformimin e Trepçës në kompani publike. I besoj ekspertizave dhe strategjive që dalin nga një angazhim serioz pa u ngutur. Ky angazhim duhet të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe respekton pra dijeninë tonë.

Express: Cila është porosia e Qeverisë së Kosovës për minatorët që po kërkojnë të dihet se çka po ndodh me Trepçën?

Edita Tahiri: Kryeministri Mustafa ka shkruajtur një letër në të cilën ka sqaruar të gjitha hapat e Qeverisë dhe të Parlamentit për të shpëtuar Trepçën nga falimentimi. Po ashtu, kemi siguruar se do të angazhohemi për një strategji vizionare dhe të qëndrueshme në interes të Trepçës dhe në interes të Qeverisë së Kosovës.