FIDANISHTJA

Edita Tahiri: Nga zyra e qeverisë nuk mbrohen kufijtë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se reagimi i institucioneve të Kosovës ndaj këtij rasti ishte i zbehtë.

“Përpjekjet sekrete për të prekur kufijtë e Kosovës dështuan. Këto ditë Serbia shkeli haptazi kufirin në Karaçevë. Reagimi i institucioneve ishte i zbehtë, mbeti vetëm në fjale. Nga zyra e qeverisë nuk mbrohen kufijtë”, ka thënë Tahiri.

FITORJA

Ndryshe, të premten nëpër rrjetet sociale qarkulluan video dhe fotografi ku shiheshin ushtarë serbë në Karaçevë të Kamenicës. Kjo gjë ngjalli reagime të shumta sidomos te banorët e asaj zone, të cilët thanë se po ndjehen të rrezikuar.

E kryeministri Avdullah Hoti gjatë një bisede me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Risi është njoftuar se një veprim i tillë ka qenë një̈ patrullim i përbashkët i KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, me të cilat që nga 2008 KFOR-i zhvillon patrullime të përbashkëta përgjatë vijës kufitare.

Hoti ka thënë se kufijtë e Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht dhe se në ditët në vijim do të merren veprime konkrete, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë patrullimet e përbashkëta me KFOR-in.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.