Edita Tahiri: Mbrojtja Civile nuk integrohet në polici
Ministrja për Dialogun Edita Tahiri ka thënë se marrëveshja e arritur për çështjen e së ashtëquajturës “Mbrojtja Civile”, duhet të zbatohet përfundimisht deri më 1 shtator të këtij viti.
Tahiri ka bërë me dije se Ish-pjestarët e së ashtuquajturës “Mbrojtja civile”, do të integrohen në institucionet civile, përkatësisht në ministri të ndryshme dhe agjenci të shtetit të Kosovës që kanë veprimtari lokale, e jo në institucione të sigurisë.
Ministrja Tahiri i ka bërë thirje Bashkimit Europian të angazhohet maksimalidht në procesin e zbatimit të kësaj marrëveshje në mënyrë që Serbia mos ta nëglizhojë këtë proces.

