ARKATANA

Edita Tahiri: Kosova pronare e vetme e Kodit +383

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia do të mbetet pronari i vetëm i prefiksit +383 që do të përdorët si hyrje për Kosovën.

“Serbia mbetet pronar i vetëm i numrit të telefonit. Vetëm Serbia është e regjistruar si pronare e numrave të telefonit +381 dhe +383”, ka thënë Gjuriq.

Ndërkaq për këtë deklaratë ka reaguar ministrja për dialog Edita Tahiri e cila ka thënë se marrëveshja për kodin shtetëror të vetmin pronar e njeh Kosovën.

Tahiri në një prononcim për zeri.info ka thënë se Kosova do të menaxhoj kodin e ri dhe se më 15 dhjetor ITU do të ndaj këtë kod Kosovës.

Eco Higjiena

“Marrëveshja për kodin shtetëror për Kosovës e bënë të qartë se është pronë e shtetit të Kosovës dhe ITU ia ndanë kodin direkt Kosovës dhe Austria ka aplikuar në emër të Kosovës. Kosova do ta menaxhoj këtë kod, siç bëjnë secili shtet në botë. Po ashtu dua t’ju them se edhe në marrëveshjen për telekomin krejt qartë thuhet se Kosova vendos për të realizuar anët teknike të kodit sepse më 15 dhjetor ja ndan Kosovës kodin”, ka thënë Tahiri.

Ajo tutje shton se pastaj vijon një proces praktik dhe një periudhë për shuarjen e tri kodeve ekzistuese, shkruan zeri.info

Tahiri thotë se tre kodet tjera do të shuhen e që për kjo sipas saj është një histori e re e fushës së telekomit të Kosovës

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.