KKVITI

Edita Sopjani:Jam më e mira

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Megjithëse ka studiuar për gazetari, dhe la anash muzikën për t’iu përkushtuar studimeve, ky nuk do të jetë profesioni i saj në të ardhmen. Sipas këngëtares Edita Sopjani gazetaria është dhe do të mbetet vetëm një hobi, ndërsa angazhimet në muzikë do të jenë ato që do ta shoqërojnë tërë jetën.

“Unë pauzova në muzikë një kohë për arsye të studimeve në degën e gazetarisë. Por nuk mendoj se do të merrem me këtë profesion në të ardhmen. Puna që bëjë në televizionin tonë privat lidhet me gazetarinë, por kjo është vetëm një hobi për mua”, ka theksuar fillimisht këngëtarja e cila premton një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore.

“Tani që diplomova u ktheva me këngë të reja, me baladën “Ora e ndarjes” me një bashkëpunim me B Genius. Dhe kënga tjetër videoklipi i të cilës do të dalë gjatë muajit gusht është kënga “Im beter” e punuar te ‘Stino Records’.

Fundamenti

Kjo këngë është shumë ritmike dhe i bie që unë jam më e mira se të gjithë ato femra të tjera që përfliten”, ka shtuar tutje Edita e cila pas përfundimit të videoklipit të këngës “Im beter” do t’i realizojë videoklipet edhe dy këngëve të tjera. “Më nuk do të ketë pauza.

Tash e tutje vetëm punë, këngë e klipe të shumta për adhuruesit e këngës sime. Menjëherë pas publikimit të videoklipit të këngës “Im beter” mendoj që do t’i realizoj edhe videoklipin e këngës “Ora e ndarjes” dhe këngën tjetër me B Genius”./tribuna/