UBT

Edita me parti në Qeveri

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri në kabinetin e saj ka të angazhuar tetë këshilltarë, të gjithë nga partia e saj Alternativa Demokratike e Kosovës, duke ia kaluar kështu edhe vetë shefit, kryeministrit Hashim Thaçi.

Prej tyre, gjashtë e kryejnë funksionin e këshilltarit, një është asistente personale dhe një zyrtar i protokollit. Ky kabinet është më i madhi në Qeverinë Thaçi, ndërsa asnjëri nga homologët e Editës nuk kanë staf as sa gjysma e saj, shkruan zeri.

Uji Dea

Madje, të gjithë zëvendëskryeministrat tjerë, katër sa janë në qeveri, i kanë vetëm nga dy këshilltarë.