Edita ‘hesht’ me këngën

Ka kohë që nuk ka krijuar ndonjë këngë të re. Por, këtë shkëputje nga kënga, Edita Sopjani duket se do ta vazhdojë edhe për muaj të tërë. Duke mos rrëfyer shumë arsyet e largimit nga skena, këngëtarja e njohur ka treguar për Tribuna se nuk ka në plan ndonjë projekt të ri muzikor. “Jo momentalisht nuk jam duke punuar në ndonjë projekt të ri. Kam vendosur që edhe këtë vit të rri larg skenës muzikore. Mbase pas këtij viti edhe do të ketë diçka në këtë drejtim”.
Pa të reja në jetën private
Këngëtarja, për distancën e saj në skenën muzikore ka thënë se nuk ka ndonjë arsye të veçantë. “Nuk kam ndonjë arsye të veçantë që jam distancuar pak nga muzika. Thjesht tani për tani nuk jam duke punuar diçka rreth këngës”, ka shtuar Sopjani, ndërsa rikthimin në skenë e ka pohuar, pa dhënë ndonjë kohë të caktuar për ngjitjen e sërishme në tregun muzikor. “E kam ndërmend të kthehem me një këngë të re. Mirëpo nuk e di kur saktësisht, andaj nuk po flas më shumë rreth saj. Ndoshta kur të vij koha do të tregoj më shumë, por që tani për tani derisa nuk ka diçka konkrete, nuk po flas”
Largimi nga aktivitetet muzikore, në të shumtën e kohës ndodhë atëherë kur këngëtarët kanë ndonjë angazhim të dytë. Por Edita ka treguar se aktualisht nuk është e angazhuar as në profesionin për të cilin ka studiuar. “Unë e kam përfunduar Komunikimin Masiv por ende nuk jam duke u marrë me profesionin tim. Kam edhe televizion tim, por nuk jam duke u marrë intensivisht me këtë drejtim”.
Gjithashtu ka treguar se përveç daljeve me miqtë, ajo nuk ka ndonjë argëtim tjetër. E gjithashtu nuk është as e dashuruar. “Jo nuk ka asgjë të re njëherë për njëherë as në jetën private”.