FITORJA

Edisa Shahini, në garë për blogeren më të mirë në Austri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Revista e njohur në Austri “Madonna.at” ka hapur një sondazh për të votuar për blogeren më të mirë. Në mesin e tri blogereve të modës, e nominuar është edhe Edisa Shahini

Edisa Shahini është blogere shqiptare shumë e njohur në Austri. Vajza, e cila është lindur dhe rritur në Prizren dhe prej vitesh jeton në Vjenë të Austrisë, pasionin për artin dhe modën e shfaq nëpërmes blogut të saj. “Disi Couture” është blogu i vajzës shqiptare, e cila e ka krijuar që në vitin 2010.

Në këtë blog ajo ndan me lexuesit tema të ndryshme rreth modës, të bukurës, enterierit dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me stil të jetës.

Mobi Casa

Edisa është shpeshherë e pranishme edhe në revistat austriake, ku flet për modën dhe artin. Revista e njohur në Austri “Madonna.at” ka hapur një sondazh për të votuar për blogeren më të mirë. Në mesin e tri blogereve të modës, e nominuar është edhe Edisa Shahini, përcjell albinfo.ch.

“31-vjeçarja është një zonjë elegante. Me dukjen e sofistikuar ajo ka pushtuar mijëra fansa në rrjetet sociale. Gjithmonë me shije, ajo prej vitesh është edhe blogere e revistës austriake “Elite”, shkruan “Madonna”.

Edisa në blogun e saj i paraqet veshjet e saja personale, ashtu edhe pasionin e saj për gjëra të bukura, art dhe stilin e jetës, përcjell albinfo.ch mediet austriake./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.