Eko Higjiena

Edion Kastrati talenti që pritet të bëj emër në futbollin evropian

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

I lindur në shtetin e Gjermanisë, 15 vjeqari Edion Kastrati, me prejardhje nga Karaqeva e Kamenicës, në asnjë moment nuk e harron vendlindjen e prindërve të tij – shtetin e Kosovës. Edion Kastrati edhe pse i ri nga mosha, tani e tetë vite ka filluar të merret me futboll, ku synime të qartë ka që një ditë të jetë futbollist profesionist, por edhe ta djersit fanellën e Kombëtares së Kosovës. Futbollisti këmbëshpejtë, Kastrati, është njëri ndër talentët më të mëdhenj në kategoritë e reja në skuadrën gjermane Freiburger FC, duke bërë që tani disa skuadra të shtojnë interesimin për ta pasur në radhët e tyre.

Kastrati po mahnitë njohësit e futbollit gjerman për cilësinë të cilën e posedon si sulmues i krahut, i cili është bërë ‘tmerr’ për portat kundërshtare. “Me futboll kam filluar që nga mosha gjashtë vjeçare, inspirimi im ishte futbollisti Cristiano Ronaldo. Tani jam pjesë e skuadrës Freiburger FC, e cila është një skuadër shumë profesioniste me individ të mëdhenj të futbollit, deri më tani jam i kënaqur me atë çka kam arritur, por me punë të vazhdueshme dëshiroj që ti preki majet e futbollit evropian dhe të jem pjesë e një skuadre të madhe të futbollit”, ka bërë të ditur Edion Kastrati.

Talenti i futbollit Edion Kastrati, përpos që është një futbollist kualitativ, ai është mjaft i edukuar në frymën sportive, këtë e ka dëshmuar shumë herë në fushën e blertë të futbollit si për nga cilësia, poashtu edhe nga kultura sportive. Se sa është i dashuruar Edion Kastrati në shtetin e Kosovës dëshmon se ai vazhdimisht afër ti ka flamurin kombëtar dhe të shtetit të Kosovës.

Hidromorava

Këto ditë të pushimit Kastrati gjendet në Kosovë, por ai as këtu nuk i ka ndalur në asnjë moment stërvitjet për të qenë në formë fizike. Dëshira e ëndrra e këtij talenti të madh të futbollit është që një ditë t`i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës.

”Edhe pse kam lindur në shtetin e Gjermanisë, dëshira ime është që një ditë të kontribuoj për Kombëtaren e Kosovës në futboll, për ta bërë krenar familjen time të cilët më përkrahin në të gjitha mënyrat. Synim i imi është që tani ta bindi Përzgjedhësin e Kosovës U17, për të më dërguar ftesën që të jem pjesë e Kombëtares. Do të ishte një ëndërr e bukur dhe do të ndihesha shumë krenar me këtë ftesë dhe ju premtoj se nuk do t`ju zhgënjej”.

Shteti e futbolli i Kosovës duhet të jetë me fat që ka një talent të tillë, i cili po mahnitë njohësit e futbollit gjerman. Këta talent duhet t`i kemi në vëzhgim për t`i mos humbur më vonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.