KKVITI

Edicioni i dhjetë i Manifestimit Rajonal të Poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, në përkushtim të shkrimtarit Mirko Gashi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Me një vonesë prej tre muajsh, shkaku i pandemisë botërore Covid – 19 që përfshiu edhe Kosovën, nesër në Grykën e Karadakut, afër trekëndëshit kufitar, mbahet edicioni i dhjetë i Manifestimit Rajonal të Poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”.

Ky edicion, që planifikohej të jetë si edicion jubilar, shkaku i rrethanave pandemike, këtë herë mbahet ndryshe nga herat tjera, duke shmangur Orën e madhe letrare “Koha e poezisë” dhe, duke u mjaftuar vetëm me botimin e revistës së Manifestimit si dhe organizimin e tryezës letrare, që kësaj here i përkushtohet shkrimtarit të shquar gjilanas, Mirko Gashit, në 25 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.

Organizatori i këtij Manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani, është përpjekur që, përmes përzgjedhjes së poezive për Edicionin e dhjetë, jo vetëm ta ruaj cilësinë e krijimeve por, edhe ta kultivojë si herave të kaluara, edhe gjjithëpërfshirjen, veçanërisht në raport me krijuesit letrar të të trija shteteve ( Kosovës, Maqedonisë së Verirut e Kosovës Lindore – Serbisë ), përkatësisht brezit të trekëndëshit kufitar që pikëpjekë në një gurë të vetëm, Gjilanin, Kumanovën e Preshevën.

Poashtu, edhe si në edicionet e mëparshme, edhe këtë herë, një figure e shquar letrare e këtij trekëndëshi kufitar, është temë shqyrtimi, përkatësisht vlerësimi dhe përkujtimi, shkrimtari Mirko Gashi.

HW

Duke i sjellur në një botim të ri dhe tejet përmbledhës, poezitë e botuara pas vdekjes së këtij shkrimtari, bashkë me një parathënie të detajuar nga Anton Nikë Berisha si dhe poashtu shënimet bibliografike ( thuaja në tërësi për Mirko Gashin ) nga Prend Buzhala, Ars Clubi “Beqir Musliu”, shënon këtë përvjetor të këtij shkrimtari, duke e freskuar kujtesën , si të lexuesit të mëhershëm po, edhe të lexuesit të ri, lexuesit të ardhur në ndërkohë, për këtë figure të shquar të letërsisë.

Tryeza letrare e përkushtuese e këtij Manifestimi , mbahet në ambientet e restorant “DUNAVI”, në Dunav dhe pjesëmarrës, me një numër të kufizuar krijuesish nga kjo hapësirë krijuese, janë vetëm të ftuarit nga organizatori, i cili është përkujdesur që ta ruaj edhe përfaqësimin qoftë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut po edhe nga Kosova Lindore ( Presheva, Bujanovci, Medvegja ).

Referues në Tryezën letrare do të jenë emra të shquar dhe aktiv të kritikës letrare si, Anton Nikë Berisha, Nexhat Rexha, Prend Buxhala, Emin Azemi e Sherafedin Kadriu. Ndërsa Manifestimin e mbështesin Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Republikës së Kosovës ( Revistën letrare të Manifestimit dhe Tryezën letrare të “Trekëndëshit poetik…” ) dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e kryetarit ( Librin e Mirko Gashit: “Blegërimë resh”) thuhet në njoftimin e Sabit Rrustemit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.