United Hospital

Edi, talenti nga Kosova që synon Formula 1

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zvicra vazhdon të rritë talentë kosovarë në sporte të ndryshme. Kësaj radhe bëhet fjalë për një talent nga Kosova në një sport që për vendin tonë mbetet vetëm ëndërr ta shikojmë nga afër.

Edi Haxhiu është talenti nga Prishtina që jeton në Zvicër ndërsa shquhet për talentin e madh që ka në garat e shpejtësisë. Edi ka filluar të bëjë karrierë në Zvicër duke qenë një nga talentët që premton shumë në Formula.

Talenti i Edit u pa në garën zyrtare të “Formula BMW Talent Cup” ku ishte i jashtëzakonshëm me performancën e tij.

Fundamenti

Gjigandi i veturave “BMW” nënshkroi kontratë me Edin duke bërë hapin e parë të karrierës.

Talenti i Edit vërehet dukshëm në garat me bashkëmoshatarët e tij ndërsa performancat e tij nuk i’u kanë ikur nga sytë edhe zvicëranëve të cilët e shohin Edin një djalosh që premton shumë në këtë sport.

Ne i dëshirojmë karrierë të bujshme Edit tonë, ndërsa shpresojmë se një ditë në bolidin e tij krahas flamurit zvicëran, mund ta shohim edhe flamurin nga Kosova./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.