ARKATANA

Edi Shukriu shpallet fituese e çmimit letrar “Beqir Musliu” 2019

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Shkrimtarja dhe arkeologia Edi Shukriu është shpallur sot fituese e çmimit letrar ja “Beqir Musliu”, të cilin e ndan kryetari i Komunës, Lutfi Haziri për arritje të veçanta në letërsi.

Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje Ibrahim Kadriu, Sadete Tërnava Osmani dhe Hasan Bunjaku.

Kryetari Haziri, e ka falënderuar jurinë profesionale për punën dhe vlerësimin, ndërkaq e ka uruar shkrimtaren dhe arkeologen, Edi Shukriu, për të cilin tha se ka dhënë kontribut të madh në lëminë e letërsisë dhe të arkeologjisë.

“Nominimi i sivjetmë i Edi Shukriut i bën nder murit të lavdishëm të çmimit “Beqir Musliu”, pasi veprimtaria e saj, udhëtimi, letrat dhe librat që ajo sot I ka, natyrisht që edhe neve na bëjnë nder. Madhështia e Beqir Musliut nuk është vetëm në libra, por madhështia e tij qëndron edhe në dashurinë dhe përkushtimin që pati gjithmonë për Gjilanin, për Kosovën dhe për kombin e tij. Por, pa dyshim, ai është përshkruesi më i mirë i Gjilanit në veprat e tij, përshkrim ky që shkon deri në perfeksion”, theksoi kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Mobi Casa

Shkrimtari Ibrahim Kadriu, tha se ata kishin në shqyrtim një numër emrash prej shkrimtarëve, biografitë e të cilëve arrinin në nivelin e lakmueshëm për këtë çmim, por që juria vendosi për të nominuaren, Edi Shukriu.

“Kur merret parasysh krijimtaria e Edi Shukriut në fushën e letërsisë dhe arkeologjisë, mund të them se ishte arkeologe dhe shkrimtare e parë shqiptare në Kosovë, e cila e botoi përmbledhjen e parë poetike në vitin 1972. Ishte dhe mbeti e dalluar edhe si veprimtare në realitetin kosovar. Në fushën e letërsisë, Edi Shukriu ka arritur suksese si poete, dramaturge dhe romansiere. Vendimi dhe bindja jonë është se “veprat e saj shquhen me origjinalitet të shprehjes poetike, të cilat bindin se kjo poete i përkushtohet krijimtarisë vetëm kur e ndien atë si shpërthim shpirtëror”, tha shkrimtari i famshëm kosovar me prejardhje nga Gjilani, Ibrahim Kadriu.

Ideator i çmimit letrar “Beqir Musliu” është Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani dhe ndahet për herë të trembëdhjetë nga Komuna e Gjilanit.

Në fund, kryetari i këtij klubi, shkrimtari Sabit Rrustemi, e ka falënderuar kryetarin Haziri që po vazhdon ta nderojë jetën dhe veprën e kolosit të letrave shqipe, Beqir Musliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.