ARKATANA

Edi Shaqiri futbollisti i ardhmërisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në mesin e KF Drita të Gjilanit po lind një yll i futbollit jo vetëm i Dritës por i Kosovës e më gjerë, e ky është Edi Shaqiri i cili me paraqitjet e tija në fushën e blertë të futbollit po i mahnitë njohësit e futbollit.

Edi i cili edhe pak muaj i mbush 18-të pranvera tani e 5 vite në kategoritë e tija futbollistike të paraqitura po tregon cilësi të larta të futbollistit.

I dashuruar në topin magjik të futbollit ky talent i futbollit njëherit është edhe nxënës shembullor i cili ka një kulturë të lart si në futboll njëashtu edhe në jetën e përditshme.

Edi më të madhe ka kontribuar gjatë stinorit të kaluar për sukseset e KF Drita për Juniorët duke mposhtur portat kundërshtare 14-të herë.

Karakteristikë e këtij djaloshi janë dy këmbët e tija edhe pse luan në rolin e mesfushorit të majtë, ai posedon një cilësi të lartë në driblingun e topit, gjuajtjet drejt portave kundërshtare ndërsa pasimet e këtij talenti janë tejet të sakta.

Eco Higjiena

“Për mua futbolli është një pjesë e jetës kur jam me futbollin jam shumë i lumtur dhe ndjejë kënaqësi të jashtëzakonshme, ndërsa në ato ndeshje kur nuk shënoj në portat kundërshtare e ndjejë vetën shumë keq, në mesin e klubit kemi shumë futbollist cilësor dhe me të vërtet kemi një ardhmëri të mirë”, thekson i riu Shaqiri.

Edi ndihet shumë krenar që më në fund edhe futbolli i Kosovës po e shijon arenën ndërkombëtare.
“Ne do të jemi ardhmëria e futbollit të Kosovës, gjeneratat e mia do të arrijnë synimet e futbollit të Kosovës që dikur ishin vetëm iluzione vetëm duhet punuar dhe më tepër t’ju jepet rasti gjeneratave të reja dhe shpresoj se suksesi nuk do të mungon”, shprehet Shaqiri.

I dashuruar pas shkollës e futbollit, Edi simpatizon klubin mbretërorë Real Madrid dhe futbollistin Portugez Ronaldo që njëherit është inspirimi i tij në jetën e futbollit.
“Dua që karrierën ta vazhdoj në ndonjë skuadër të madhe për këtë jam i bindur se mund t’ja arrijë pasi punojë me përkushtim të madh, ndërsa tani kur jemi të pranuar në FIFA e UEFA rrugët tona janë të hapura dhe këtë duhet shfrytëzuar maksimalisht”, bënë të ditur talenti i madh, Edi Shaqiri.

Duhet kuptuar se talenti nuk ndërtohet, talenti lind dhe atë duhet shfrytëzuar me punë dhe suksesi nuk do të mungoj ndërsa njohësit e futbollit nuk duhet lëshuar këtë xhevahir të futbollit nga duart.

Fjalë të mëdha për këtë futbollist të jashtëzakonshëm ka edhe trajneri i Juniorëve të Dritës, Shefket Sërmaxhaj.
“Edi është një futbollist që rrallë shfaqet në fushat e futbolli ky talent i futbollit ka një ardhmëri të ndritur të futbollit është fat që e kemi në mesin tonë ndërsa me plot bindje theksoj se Edi është ardhmëri e futbollit të Kosovës./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.