United Hospital

Edi Reja: Xhaka po i refuzon thirrjet e Shqipërisë, dëshiron te përqendrohet në klubin e tij

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka thënë se Taulant Xhaka i ka hedhur poshtë thirrjet e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, duke pretenduar se ai dëshiron t’i përkushtohet vetëm klubit të vet Basel.

Mesfushori 30-vjeçar nga Kosova nuk është paraqitur për Shqipërinë që prej tetorit 2019, raporton Gazeta Express.

Xhaka – i cili i ka bërë 30 paraqitje, një gol dhe një asist në të gjitha garat për kuqezinjtë – nuk iu është përgjigjur ftesave të Shqipërisë duke u ankuar në telashe fizike, po ashtu, sipas Rejas.

Duke folur para ndeshjeve vendimtare ndaj Hungarisë dhe kundër Polonisë në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022, Reja tregoi se Xhaka nuk ka pranuar të luajë për Shqipërinë as në ndeshjet e kaluara në shtator e as tani në tetor.

ARKATANA

“E vërteta është se unë e kam ftuar disa herë, por ai ka refuzuar vazhdimisht. Fillimisht u justifikua me problemet fizike, por na refuzoi edhe në shtator, ndaj është e kotë të vijojmë t’i dërgojmë më ftesa”, tha Reja të hënën në një konferencë për media në Tiranë.

Ai shtoi: “Ndoshta ka vendosur të përkushtohet te klubi i tij, por kjo është zgjedhje personale. Më vjen keq, pasi mund të na jepte një dorë në këto momente”.

Shqipëria është në vendin e dytë në Grupin I me 12 pikë, katër më pak se liderja Anglia dhe një më shumë se Polonia.

Dy fitore në ndeshjet e tetorit do ta dërgonin kombëtaren kuqezi një hap më afër pjesëmarrjes historike në Katar 2022./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.