Uji Dea

Edi Rama: Qeverinë Kurti mund ta rrëzoj vetëm një protestë e Albinit, ndryshe ska kush ta rrëzoj

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ai nuk po tenton që ta rrëzoj Albin Kurtin nga pushteti.

Në pyetjet e gazetarëve të cilët thanë se është përfolur se po punon që ta rrëzoj Qeverinë Kurti, Rama u përgjigj se Kurtin mund ta rrëzoj vetëm një protestë e tij.

“Qeverinë Kurti mund ta rrëzoj vetëm një protestë e Albinit, përderisa Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet, nuk ka kush ta rrëzoj”, tha Rama.

Ai shtoi se me Kurtin ka shumë raporte miqësore.

RCCOLA

“Me Albinin kemi një marrëdhënie që është e kahershme që është shumë miqësore e që do të jetë e tillë gjithmonë. Juve ju duket shaka por është e vërtetë. Po të jeni kur ne jemi bashkë dhe të shikoni volumin e qeshjeve dhe auto-ironisë që na bashkon, mbase do habiteni pastaj e do thoni jo mor ky nuk qenka vëllai i Vuçiqit por i Albinit, andaj më lejoni të jem vëllai i të dyve se ndoshta do t’ju duhem në të ardhmen”, tha Rama.

Ndonëse shpeshherë është folur për raportet jo shumë të mira mes të dy kryeministrave, Rama edhe sot në fillim të mbledhjes së përbashkët tha se është kënaqësi e veçantë sa herë që takohet me Kurtin.

“E falënderoj në veçanti Albinin, dhe është një kënaqësi e veçantë edhe pse pak kush e beson kur e them, por që kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak”, tha Rama. /Telegrafi/