Eko Higjiena

Edi Rama ofendon shqiptarët!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i PS, Rama është përfshirë dje në një përleshje publike me një nga diplomatët, pjesë e Akademisë Diplomatike të Vjenës, ndërsa të pranishëm kanë qenë mbi 100 diplomatë. Rama ka qenë i ftuar në këtë takim për të mbajtur një fjalim nga Fatmir Velaj. Fjala e tij ka qenë e zymtë për zhvillimet dhe realitetin në Shqipëri.

Pasi ka ofenduar rivalët e tij politikë, ai është kthyer të ofendojë edhe diplomatët shqiptarë. Sipas tij shqiptarët jashtë vendit nuk mund të votojnë nëpër ambasada sepse ambasadat tona sipas tij vjedhin votat. Ky qëndrim i Ramës ka ardhur pas kërkesave të përsëritura të Kryeministrit Berisha, i cili i ka kërkuar PS që të votojë në Kuvend nismën për të lejuar votën e emigrantëve.

Në përfundim të takimit, Egin Ceka, një diplomat shqiptar në misionin tonë në OSBE i ka kërkuar Ramës sqarime në lidhje me këto qëndrime fyese të tij. Rama nuk ka preferuar që të japë përgjigje për kërkesën e bërë nga diplomati Ceka, por e ka kapur prej veshi dhe si të mos mjaftonte kjo, e ka goditur më pas në kokë. Kjo ka sjellë një tensionim dhe sherr të hapur mes Ramës dhe diplomatit Ceka, i cili është pasuar me sharje dhe fyerje mes të dyve. Prezent në këtë sherr skandaloz të kryetarit të PS, siç raporton panorama, kanë qenë të gjithë të pranishmit e Akademisë Diplomatike të Vjenës. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të ndërhyjnë për të ndarë kacafytjen e Kryetarit të PS me diplomatin. Kjo ka shkaktuar mjaft tension, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe diplomatë të huaj, të cilët janë skandalizuar nga sjellja e pretendentit për Kryeministër të vendit.

Uji Dea

Gjatë gjithë takimit me Akademinë Diplomatike të Vjenës, Rama ka qenë mjaft i acaruar. Ai ka pasur një debat edhe me një student nga Vlora. Ai e ka pyetur Ramën se: “për çfarë arsye duhet të të zgjedhim ty në 23 qershor dhe jo Berishën”. Përgjigja e Ramës ka qenë jashtë kontekstit të pyetjes dhe kjo ka bërë që studenti të përsërisë pyetjen e bërë në drejtim të Ramës duke i thënë se: “nuk iu përgjigje pyetjes, çfarë ke ti më shumë se Berisha”. Në këtë moment Rama, i cili në takime të tilla nuk lejon të pranishmit që të bëjnë pyetje, është revoltuar dhe i ka kërkuar moderatorit të takimit që t’i marrë mikrofonin dhe të mos e lejojë që të flasë më.

Situata e Ramës është tensionuar së tepërmi gjatë ditëve të fundit, veçanërisht pas daljes bllof të lojës së tij me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai ka humbur ekuilibrin dhe i është rikthyer konflikteve verbale dhe sherreve banale si ai i djeshmi në Vjenë. Edhe në takimin e zhvilluar dje, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Zannieri i ka kërkuar Ramës që të plotësojë vendet në KQZ, gjë të cilën Rama deri tani ka refuzuar që ta bëjë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.