Hidromorava

Edi Rama: Këshilli i Evropës humbi busullën kur shtyu përpara raportin e njeriut të Putinit për UÇK-në

/ 6 minuta lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke vazhduar fjalën e tij në Këshill të Evropës nga ku edhe po rendit argumentet kundërshtuese dhe demantuese për librin e Carla Del Ponte dhe raportit të Dick Martyt me pretendime për krime lufte.

Rama u ka rikujtuar përfaqësuesve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës atë se çfarë po bën Rusia sot kundër Ukrainës dhe teksa ka thënë këtë ka përmendur faktin se si Këshilli i Evropës kishte shtyre përpara një mocion të hartuar nga anëtari i partisë së Vladimir Putinit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama thotë se pas gjithë angazhimit ndërkombëtar për të mbrojtur Kosovën dhe që i ndihmuan për t’u çliruar, busulla u humb kur u shty përpara raporti i Konstantin Kosacev, nga Këshilli i Evropës.

“Zonja dhe zotërinj, ka kombe në historinë e botës që jetojnë gjatë gjithë jetës së tyre që jetojnë me guxim duke e mbrojtur lirinë e tyre nga dhuna, gënjeshtrat dhe hipokrizia e një bashkësie ndërkombëtare që qëndron me një anë dhe bën sehir derisa ata torturohen deri në nënshtrim. Ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden dhe sa bota të gjej ndërgjegje. Ky është rasti i kombit të Ukrainës tani dhe ishte rasti i Kosovës dekada më parë. Nuk ka dyshim që të gjithë e keni vënë re se sa i zellshëm është presidenti aktual i Kremnilit për të tërhequr paralele ndaj Krimesë dhe Kosovës”, ka shtuar Edi Rama.

“S’është aspak një përpjekje e pamend edhe pse provat nuk e mbështesin në asnjë mënyrë këtë spekulim. Ska asnjë paralele ndërmjet Kosovës dhe Krimesë, por ka ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës. A nuk do të ishte një mrekulli që ju këtu të nisnit t’iu mësonit të shqiptojnë dhe ta shkruajnë me emrin e vërtetë të saj, Kosova, Republika e Kosovës dhe jo “Kosovo”. Kurrë nuk është vonë për të bërë gjenë e duhur. Për t’iu kthyer analogjive. Mes carit që ulet në fronin e Kremlinit të ditëve tona dhe kasapit që mbante pozicionin e komandantit të përgjithshëm të Serbisë gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Edi Rama.

Janë dy kombe që po ndiqen ndaj demonët e së shkuarës dhe ka dy tiranë të dëshpëruar, një i vdekur dhe tjetri që po luan me vdekjen, duke iu qepur vizioneve të madhështisë të së shkuarës.

Këto janë të dhëna zyrtare nga organizata ndërkombëtare. Dhe ndërkohë që flasim rreth 1 mijë e 600 persona janë ende të zhdukur. Të gjallit kërkojnë të dashurit e tyre. Ndërhyrja e plotë e NATO-s njohu luftën e UÇK–së që solli pavarësinë e vendit pak vite më pas. Drejtësia u vu në vend. Dinjiteti u rivendos. Mund të niste pajtimi. Lufta është punë e shëmtuar, është na natyrën e saj . Lufta në Kosovë s’ishte luftë e zakonshme, ishte një shfaqjeje e përgjakshme e një diktature ultranacionaliste”, ka theksuar Rama.

“Evropa humbi busullën, pikërisht në këtë ndërtesë. Të njëjtat institucione që sollën fundin e luftës në Jugosllavi dhe që i dhanë Kosovës të drejtën e pavarësisë dhe lirisë, minuan veprime dhe parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin dhe luftën për liri të Kosovës, por përmes veprimeve të tyre preso pozuan e hamendësuan se kurrë skishin pasur një të tillë. Do t’iu kursejë spekulimet pa interes. Këtu janë faktet. Në vetëm një dekadë pas ndërhyrjes së NATO-s, Carla Del Ponte botoi një libër kujtimesh të titulluar “Zonja Prokurore”.

RCCOLA

Ajo pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e UCK-së përfshirë mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Evropa në Australi, pavarësisht faktit se akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyetja më misterioze e të gjithave ishte, çfarë e ndaloi një prokuror me një mandat shumë të fortë që të hetonte. Nuk do të angazhohem në spekulime, por pyetjet e ngritura në librin e Del Pontes ishin kaq interesante sa tërhoqën vëmendjen e Vladimir Putinit këtu në këtë këshill.

Një njeri i tillë që quhet Konstantin Kosacev, kreu i delegacionit rus në Këshill të Evropës, paraqiti një mocion për të gjithë para ardhësit tuaj. Dhe dëgjoni titullin : Trajtim çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”, ka thënë Rama tutje.

“Kështu e quajnë pushtuesit “Kosovo”. Kosacevi vetë një parlamentar që përfaqësonte partinë “Rusia e Bashkuar” partia e Putinit, u përball më vonë me sanksione nga SHBA dhe BE-ja, natyrisht jo për vepra të mira. Por ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Evropës.

Jo vetëm vazhdoi, por u ngrit edhe më tej. Por ky mocion u mor nga ky organizëm i nderuar që formoi një ekip që pretendoi se kreu një hetim të pavarur në rajon.

Diplomatet serbë u mburren më vonë se si ky raport mbështetet gjerësisht tek dosjet që ishin paraqitur nga prokurorët serbë për krime.

Ajo që është e rëndësishme është se raporti përmendte drejtues të lartë të UCK-së dhe i akuzonte për kryerje të krimeve të tmerrshme përfshirë trafikim të organeve gjatë dhe pas luftës, 1998-1999.

Ndërkohë që raporti nuk prodhoi as atëherë e as më pas, dhe meqë ra fjala, delegacioni shqiptar këtu i pranishëm nuk e pengoi këtë dhe megjithëse nuk pati asnjë provë, nga ato që autorët kishin përfituar gjatë hetimit, u miratua në tërësinë e vetë u miratua në janar të 2011-ës.

Jam këtu sot në 2022 dhe ka një arsye për këtë, jo sepse unë dhe ne e zbuluam sot që ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë i shpërndarë përmes duarve të nderuara të Këshillit të Evropës, por pritëm me durim derisa pamë akuzën zyrtare të cilës do t’i kthehem më vonë. Kështu që shpresoj ta kuptoni seriozitetin e kësaj”, ka thënë Rama ndër të tjera.