Eko Higjiena

Edi Rama i bindur se Kuvendi Kosovës do të votojë Specialen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nuk do ketë ndryshime në Qeverinë shqiptare në muajin shtator pas pushimeve, por se shteti do të nis një valë të re aksioni si me energjinë elektrike dhe karburantin, ndaj të gjithë atyre që nuk kanë paguar taksat.

Kështu ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp ku para gazetarëve ka folur për bilancin e 300 ditëve të dyta të qeverisë së tij.

Rama u pyet në këtë konferencë edhe për Gjykatën Speciale të Kosovës, dhe për përfshirjen e shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS. Lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, Rama shprehu besimin e plotë se Parlamenti i Kosovës do të marrë vendimin e duhur, ndërsa për akuzat ndaj shqiptarëve lidhur me ISIS, tha se kësaj kauze barbare i janë bashkuar njerëz nga çdo komb, jo vetëm shqiptarë.

Uji Dea

“Normalisht është vullneti i kuvendit të Kosovës edhe unë jam i bindur se Kuvendi i Kosovës do marr vendimin më të mirë. Lidhur me terrorizmin, kur janë bërë edhe norvegjezët, danezët edhe anglezët, luftëtarë të kauzà «s barbare, shqiptarët nuk mund të mos prekeshin, por kush thotë që shqiptarët janë problem, ka një problem me veten dhe me shqiptarët”, tha Rama.

Ndërkohë Rama ka mohuar që të ketë në Kuvend deputetë të inkriminuar apo që kanë probleme me ligjin. Ai tha se gjykime të ndodhura shumë larg në të shkuarën apo edhe afër por përtej kufirit të dëshmisë penale, adresohen me ligj nëse duam t’i adresojmë, dhe ne do i adresojmë me ligj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.