Eko Higjiena

Edi Rama, gaboi politikisht dhe kombëtarisht!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Fadil Maloku – 1.Edi Rama, nuk mund të ndërmjetësoj sinqerisht (edhe për arsye të thjesht; vogëlsisë specifike për këtë rol!) midis Kosovës dhe Serbisë, ngase, ai aty arriti të përfaqësojë vetëm bllokmenët dhe oligarkët ala kanabis të Shqipërisë, por jo edhe interesat gjithëkombëtare.

2. Gafi me citimin e Ivo Andriqit (një shqiptarofobi dhe antishqiptari të përbetuar), si bëri nderë as atij, as PS-s, as Shqipërisë e lëre me neve kosovarëve!

3. Krejt loja e vizitës…, në fakt, ishte më shumë në funksion të një kurtuazie,por, edhe mashtrimi dhe konsumi të brendshëm parazgjedhor! 4. Ftesa publike, anipse me përplot eufemizma, për ta njohur kinse Kosovën nga ana e Serbisë, ishte me tepër kurtuazi, se sa ndonjë ftesë e sinqertë për ta bërë këtë…!

ARKATANA

5. Diplomacia aktuale turbonacionaliste serbe s’është aq naive, sa të besoj në broçkulla të tilla publike politike!

6. Serbia është e interesuar, të dal nga kriza e rëndë ekonomike…dhe autostrada e përmendur (jo rastësisht!) Nish-Prishtinë-Durrës (nga Rama, por, jo edhe nga Vucic, sepse ai iu adresua vetëm si “autostradë; Nish- Durrës!!!) ishte dhe mbetet,edhe më tej një synim jetik strategjik për ta ndihmuar daljen e saj nga kjo krizë…!

7. Andaj, Edi Rama, gaboi politikisht dhe kombëtarisht!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.