RCCOLA

Edi Rama anulon takimin e dy qeverive: E informova edhe Kurtin, takimi nuk është i mundur

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka konfirmuar përmes një konference të jashtëzakonshme se e ka anuluar takimin me qeverinë e Kosovës, që parashihej të mbahej nesër në komunën e Gjakovës.

Ai ka thënë se për këtë gjë e ka informuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe se arsyet lidhen me përplasjen e Kosovës me bashkësinë euro-atlantike.

“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve me Kosovën me krejt bashkësinë euro-atlantik, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”, ka thënë Edi Rama.

Fundamenti

Ai ka deklaruar se kjo situatë po çan marrëdhëniet mes Kosovës dhe bashkësisë euro-atlantike.

“Kjo situatë po e can në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlanitke, në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit po vë gishtin te butoni për planin e aksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vet”, ka thënë tutje ai.

“Nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht, por kjo nuk është e mundur”, ka thënë ai. /GazetaExpress