Mobi Casa

Edhe ZAP-i në kthetrat e mafisë politike

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Prej një viti, shteti pa Auditor të përgjithshëm. Propozimi i presidentes dështoi në seancën e kaluar të Kuvendit.”Pretendimet për ta vënë në kontroll Auditorin janë të rrezikshme për vendin, sepse po synohet që të kontrollohen dhe të zhvaten një pjesë e madhe e parave nga 1 miliard euro sa janë në qarkullim vjetor nëpër tenderët e ndryshëm”, ka thënë deputeti opozitar Zafir Berisha për “Kosova Sot”.

Ekspertë të ekonomisë dhe deputetë të opozitës janë të mendimit se mosemërimi i Auditorit të përgjithshëm të Kosovës që dështoi në seancën e javës së kaluar në Kuvend, është një vonesë e qëllimshme dhe me fajin e koalicionit qeveritar.

Hidromorava

Sipas tyre, kjo zvarritje po tregon haptazi se krimi ekonomik tashmë e ka kapur edhe zgjedhjen e Auditorit të përgjithshëm.

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, thotë se vetë fakti se koalicioni PDK-LDK nuk gjeti gjuhë të përbashkët që ta zgjedhë Auditorin, tregon se grupe të caktuara të parapolitikës në pushtet janë të interesuara që edhe në këtë mekanizëm të kontrollit shtetëror të kenë gisht, sepse janë raportet e Auditorit ato që tregojnë për shkeljet e rënda që bëhen në dikastere të ndryshme të Kosovës nëpër kodet buxhetore të të dyja niveleve qeverisëse./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.