Edhe Zajebnica do të zgjidhet sipas mo(n)strës së Manastirit të Deçanit

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Nga Behxhet Sh. SHALA- BAJGORA – Ndërkombëtarët për një kohë të gjatë, përmes deklaratave publike po mundohen ta bindin opinionin kosovar se ky draft nuk është në kundërshtim me Kushtetutën kurse kjo për GJK nënkupton se nuk është mendim por se është fakt që nuk guxon të kundërshtohet. Edhe vendimi i vitit 2015 i GJK për Zajebnicë Asociacionin ishte i tipit uniseks, ishin konstatuar 23 shkelje të Kushtetutës por, në të njëjtën kohë rekomandohej se mund të vazhdohej me themelimin e Zajebnicë Asociacionit.

Kundërshtimi si mjet për dorëzim:

Dje, ambasadorët e QUINT-it që bëjnë ç’të duan në Kosovë, ia zunë derën presidentes Vojsa Osmani, jo për iftar por për të kërkuar që të përmbushen “kushtet” për anëtarësim, jo si Republikë e Kosovës por si shprehje gjeografike e quajtur Kosovë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Një kusht ishte plotësuar jo shumë moti, dhënia e 24 hektarëve tokë, pronë shoqërore, Manastirit të Deçanit, më herët sipas ligjeve diskriminuese të Millosheviqit e pastaj sipas rregulloreve raciste të UNMIK-ut. Gjykata Kushtetuese e Kosovës për këtë çështje, në mungesë të këllçeve profesionale, në vend të një vendimi juridik të mbështetur në prova, e shkelur paturpësisht nga mujshia ndërkombëtare mori një vendim politik.

Prandaj kjo çështje u shndërrua në çështje puro politike dhe ashtu edhe u zgjodh nga një kapedan i fuqishëm politik, KM Albin Kurti që nën rrogoz ndryshoi ligjin për ta luajtur rolin e drejtorit të kadastrit duke ia bartur pronën që nuk i takon Manastirit të Deçanit në afate rekorde dhe pa asnjë procedurë. Menjëherë mori lavdata nga Lajçak, Borrell dhe kryemurgu i korit diplomatik në Kosovë, ambasadorit Rohde që nuk lë gjellë në Kosovë pa e kriposur. Pastaj, kryeanalfabetja diplomatike në Kosovë, Donika Shvarc i dërgoi një letër Këshillit të Evropës se popat e Manastirit mund të lodrojnë lirisht në 24 hektarë të dhuruar sipas ligjeve diskriminuese të Millosheviqit dhe rregulloreve raciste të UNMIK-ut si dhe nënshtrimit qyqar të Gjykatës Kushtetuese “të Kosovës”. Duket se kësaj dhurate i bashkëngjitet edhe një bonus për Manastirin në qendër të Deçanit.

Arsyetimi i të nënsh (k) truarve ishte se ky ishte kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe dëshmi se Kosova pi dëshmohet si shtet ligjor për faktin se po i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Këtë e tha paturpësisht edhe kryefolësi i Kuvendit të Kësovës që, si primus inter pares nuk la, sa ishin si pjesë e parapolitikës, pa keq- përdorur për të kundërshtuar vendimin e GJK të Kosovës, bisedimet me Serbinë dhe Zajebnicën, nga protestat e dhunshme, rrahjes së policëve të Kosovës por jo edhe të atyre ndërkombëtarë, granatimit të Kuvendit të Kosovës e që për pasojë kishte aktivistë të vrarë dhe të vetëvrarë, në emër të idealeve që sot paturpësisht pi dhunohen nga ideologët e këtyre idealeve që shërbyen si mjet për të ardhur në pushtet. Me të ardhur në pushtet, vdiqën edhe idealet. QUINT – i dërgon draftin në Kushtetuese përmes postieres Osmani:

Mobi Casa

Në opinion përflitej se dërgimi i draftit të Zajebnicës në GJYKATËN Kushtetuese është kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës e që dhunshëm mohohej nga pozita aktuale. Vizita e QUINT- it, në kohë të iftarit në zyrën e Vojsa Osmanit, ku thuaja ilegalisht kishin hyrë, si thuaja persona non grata, Albin Kurti dhe Glauk KONJUFCA, dëshmoi se Zajebnica vërtetë qenka kusht për Këshill të Evropës. Vojsa Osmani po përdoret si mjet kërcënimi nga ndërkombëtarët ndaj Albin Kurtit ndërsa Glaukun, mësa Besnik Rrencin nuk e pyet askush për asgjë.

Po krijohet një përshtypje e rreme se Vjosa po largohet nga Albini në kohën kur ajo as mëk e as gëk nuk guxon të bëjë pa lejen e Albinit. Albini e bëri zojë – presidente, Albini e bënë tojë – asistente! Kundërshtimi i Albinit për Zajebnicën dhe të gjitha kërkesat e ndërkombëtarëve është kundërshtim për publik, për votues, për xhemat politik, aspak mbrojtje të parimeve. Siç, me plotë të drejtë e ka thënë Enver Hasani, Albin Kurti po e realizon çdo kërkesë të ndërkombëtarëve duke bërë zhurmë. Kështu do ta bëjê edhe me Zajebnicën, ka bërë zhurmë, për asgjë. Po pse ndërkombëtarët po këmbëngulin që drafti për Zajebnicën të dërgohet, me pistë të shpejtë – DHL në GJK? Përgjigja është e thjeshtë: sepse GJYKATA Kushtetuese e Kosovës nuk do të guxojë të marrë vendim kundër këtij drafti duke e shpallur në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkombëtarët për një kohë të gjatë, përmes deklaratave publike po mundohen ta bindin opinionin kosovar se ky draft nuk është në kundërshtim me Kushtetutën kurse kjo për GJK nënkupton se nuk është mendim por se është fakt që nuk guxon të kundërshtohet. Edhe vendimi i vitit 2015 i GJK për Zajebnicë Asociacionin ishte i tipit uniseks, ishin konstatuar 23 shkelje të Kushtetutës por, në të njëjtën kohë rekomandohej se mund të vazhdohej me themelimin e Zajebnicë Asociacionit. Në çastin kur drafti do të dërgohet në GJK, çështja e Zajebnicës merr fund, institucionet e Kosovës do të detyrohen ta zbatojnë vendimin e GJK të Kosovës sikur për rastin e Manastirit të Deçanit ! Duke kaluar njëherë miu nëpër mustaqe, pa u penguar, e ka mësuar rrugën! Dhe çështja nuk do të përfundojë me formimin e Zajebnicës, do të hapet nga Serbia çështja e statusit të Kosovës shkaku se Marrëveshja bazë e Brukselit dhe bishti i Ohrit nuk e paragjykon këtë status dhe nuk e parasheh njohjen nga Serbia. Ikje nga kurthi që vet e kemi vendosur:

KM Kurti tash po e sheh se “me djallin nuk luhet valle…” por se e ka të vështirë të dalë nga kjo valle, thuaja e ka të pamundur. Prandaj do zgjedhje për të blerë kohë , për ta shmangur për një kohë Zajebnicën. Prandaj do të shpërndahet Kuvendi, duke mos dhënë dorëheqje. Dorëheqje nuk jep sepse ja frikën se ndërkombëtarët ia punojnë një rreng duke e formuar një qeveri të re me një kryeministër tjetër. Përmes opozitës do të forcohet edhe më shumë për një mandat tjetër.

Prandaj opozita nuk duhet të pranojë zgjedhje të parakohshme, ne asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë. Duhet të insistojë që qeveria ta përfundojë mandatin e plotë. Vetëm në këtë mënyrë mund të forcohet opozita, duke blerë kohë. Veprimet e Kurtit kinse për kundërshtim ndaj ndërkombëtarëve, vizita të tipit të generall Kaçketës në veri të Kosovës, ndërhyrje në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut përmes Bekim Koqjes, karshillëku ndaj Shqipërisë janë improvizime dhe përpjekje të zhvendosjes së problemit nga ai real, në atë imagjinar. Një mik imi i mirë më tha se KM Kurti po e shet shtrenjtë lëkuren e vet duke e bërë të mundur anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës . Lëkura qenka Manastiri, Zajebnica dhe lëshimet tjera. Përgjigja ime ishte: a e kemi zgjedhur Albin Kurtin me e udhëheq Kosovën apo me shitë lëkura!