FITORJA

Edhe West Hami e kërkon Muriqin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Pas Aston Villas, edhe një ekip tjetër nga Premier League ka shprehur interesim për transferimin e Vedat Muriqit gjatë këtij muaji.

Mediumet në Spanjë, raportojnë të mërkurën se West Ham Unitedi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Kosovës.

Thuhet se West Hami ka kthyer sytë kah Muriqi, pasi është refuzuar nga sulmuesi i Sevillas, Youssef En-Nesyri për të cilin kishte bërë ofertë zyrtare.

E për t’i siguruar shërbimet e Muriqit, ekipi londinez është i gatshëm të paguajë deri në 40 milionë euro për ta bindur Mallorcan në lirimin e tij.

UBT

Te West Hami janë në kërkim të një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar dhe Muriqin po e shohin si përforcim të duhur për repartin ofensiv.

28-vjeçari po shkëlqen edhe këtë edicion tek ekipi spanjoll, të cilit iu bashkua verën e shkuar dhe firmosi kontratë deri në vitin 2027.

Në 16 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Mallorcan, Muriqi ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.