GRANDEMALL

Edhe Vitia ka mungesë të ujit të pijshëm

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ngritja e vazhdueshme e temperaturave dhe thatësira e madhe e cila po mbretëron në vendin tonë ka vështirësuar furnizimin me ujë të qytetarëve të qytetit të Vitisë dhe të fshatit Vërban.

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë po bënë përpjekje që t`i dal në ndihmë qytetarëve të cilat kanë nevojë për ujë.

Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë Agim Haziri vështirësitë më të madhe rreth furnizimit me ujë të pijes ka fshati Vërban ndërsa sipas tij përmes njësitit të Zjarrfikësve në këtë fshat Komuna e Vitisë dhe kjo drejtori ka dërguar disa herë cisterna me ujë të pijshëm me qëllim që t`i shërbejmë qytetarëve të cilat kanë nevojë për ujë në këto ditë të nxehta.

Haziri tha se rastet e tilla nuk ka në fshatra të tjera pasi që falë sistemit të ujësjellësve që janë bërë, por edhe fal iniciativës së qytetarëve në hapjen e puseve kjo situatë është duke u mbajtur në kontroll.

Fundamenti

Ai tha se ka pasur disa ankesa të cilat vijnë nga disa lagje të qytetit të Vitisë pasi gjatë kësaj kohe ka pasur reduktime të furnizimit me ujë nga kompania e ujësjellësit “Hidromorava” ndërsa përmendi edhe shkaqet e këtij problemi. “Problemi qëndron në rrjetin e vjetër të ujësjellësit meqë ndryshonë diametri i gypave për shkak të rritjes së kapacitetit të ujitë që është bërë. Gypi hyrës është më i vogël ndërsa ndarësi është më i madh andaj nuk ka mundësi që të bëhet furnizimi përmes të këtij gypi, pra në këto ditë të nxehta qytetarët nuk mund të furnizohen pa ndërprerë me ujë po ne po bëjmë përpjekje që të bëhet një ndarje proporcionale e ujit” u shpreh Haziri.

Drejtori Haziri tha se është e domosdoshme ndërrimi i gypave të këtij ujësjellësi, por se kjo është e pamundur për shkak të kostos së madhe dhe se sipas tij duhet të shikohen mundësitë që për çdo vit të punohet në këtë rrejt i cili është i vjetërsuar me qëllim të eliminohet ky problem.

Ai gjithashtu ju bëri thirrje qytetarëve që gjatë kësaj kohe të nxehtë dhe të thatë ta kursejnë ujin e pijes dhe të mos shfrytëzojnë atë pa nevojë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.