Uji Dea

Edhe Vitia formon komitetet për ambient, ekonomi dhe çështje sociale

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me qëllim të pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrjen komunale dhe shtimin e konsultimeve me shoqërinë civile, Misioni i OSBE-së ka mbajtur sot në Viti një punëtori në mes të OJQ-ve dhe zyrtarëve komunal të Vitisë me temën “Fuqizimi i pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje”.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave jo qeveritare që operojnë në Viti si Legjenda, Elita, KVRL-ja si dhe disa shoqata të tjera të cilat kanë diskutuar për hapat konkret për funksionalizimin e Komuniteteve Konsultative ku pjesëmarrësit u pajtuan që të shikohen mundësitë të formimit të Komunitetit Konsultativ për Ambient dhe atij për Zhvillim Ekonomik dhe Çështje Sociale.

RCCOLA

Në këtë takim përveç pjesëmarrësit nga shoqëria civile dhe komuna ka marrë pjesë edhe Drejtori i OSBE-së për Regjionin e Gjilani Ulrich Biffar./rajonipress/