Fundamenti

Edhe vetëm disa minuta ushtrime ndikojnë mirë në shëndet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sipas mjekëve britanikë, ushtrimet fizike kanë ndikim të mirë në shëndetin e njeriut edhe nëse ato bëhen për vetëm disa minuta. Më parë thuhej se ushtrimet fizike duhet të zgjasin së paku 10 minuta për të sjellë përfitime për shëndetin.

Në udhëzimet e udhëheqësve mjekësorë të Britanisë së Madhe, të cilat janë përditësuar së fundi, thuhet se edhe një vrapim i shpejtë nëpër shkallë mund të ndikojë në gjendjen e përgjithshme të trupit, në rastet kur bëhen ushtrime prej 150 minutave me intensitet të ulët ose mesatar ose 75 minutave me intensitet të lartë.

“Po i theksojmë përfitimet e të gjitha aktiviteteve fizike të të gjitha niveleve, për ta arritur pragun përmes punës ideale”, tha Dr.Charlie Foster nga Universiteti i Bristol-it.

Eco Higjiena

Në raport ritheksohet këshilla që personat e rritur duhet ta pakësojnë kohën e kaluar pa aktivitete fizike dhe bërjen e ushtrimeve së paku dy herë në javë për forcimin e muskujve. Në këto ushtrime përfshihen edhe puna në kopsht, bartja e qeseve të rënda dhe aerobiku.

“Aktiviteti fizik është një aset i nënvlerësuar në arsenalin tonë klinik. Kushton lirë dhe ofron shumë përfitime për shëndetin”, tha prof. Dame Sally Davies, shefe e zyrtarëve mjekësor të Anglisë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.