Hidromorava

Edhe Surdulli kandidat për deputet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kreu i LDK-së në Kamenicë dhe ish kryetari i kësaj komune Shaip Surdulli tha për rajonipress se dega e LDK-së në këtë qytet është e përgatitur maksimalisht për zgjedhjet nacionale. Kemi kuadro të afta e të dëshmuara për tu kandiduar dhe sigurisht njëri nga ta jam edhe unë tha Surdulli.

Dega e LDK-së në Kamenicë ka filluar përgatitjet intensive për zgjedhjet nacionale. Drejtuesit e saj presin fitore për kandidatët e tyre deputet duke u bazuar në qeverisjen e dobët komunale dhe në gabimet e shumta të Qeverisë Qendrore karshi nevojave dhe kërkesave që kanë qytetarët e Kamenicës raporton rajonipress.

Shaip Surdulli tha për rajonipress se LDK në Kamenicë pret rezultat shumë të favorshëm nga zgjedhjet nacionale.”Jemi përgatitur maksimalisht që në zgjedhjet nacionale rezultati të jetë bindës. Qytetarët e Kamenicës kanë shumë arsye që të votojnë për kandidatët e LDK-së sepse kemi një qeverisje lokale shumë të dobët” tha Surdulli.

Uji Dea

Surdulli tha se LDK në Kamenicë ka kuadro të aftë e të dëshmuar për tu kandiduar për deputet. “Kuadrot tona janë të verifikuara dhe me të drejtë elektorati ynë pret shumë nga ata. Kemi njerëz të fushës akademike, politikanë të ndërtuar dhe me karrierë të mirë politike dhe mbi të gjitha kemi kuadro që me vite kanë kontribuar për qytetarin e Kamenicës”.

Surdulli tha se në takimin e së dielës ku pritet të takohen të gjitha nëndegët e LDK-së pritet të jepen propozimet për deputet dhe në mesin e tyre sigurisht edhe unë do të jem njëri prej tyre tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.