ARKATANA

Edhe studentët gjilanas nderojnë dëshmorët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE) sot ka bërë homazhe para përmendores së Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe Agim Ramadanit. Pas homazheve që janë bërë, është vizituar familja e Agim Ramadanit në Zhegër ku janë pritur nga nëna dhe vëllau i Agim Ramadanit.

Egzon Daku, Kryetar i USPE-së tha se sot në këtë festë të madhe për Shqiptarët kujtojmë festën e flamurit, shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, paraqitjen për herë të parë të UÇK-së si dhe datëlindjen e heroit legjendar Adem Jashari.

Hidromorava

Ai gjithashtu shtoi se është zgjedhur që pikërisht në këtë ditë të bëjnë homazhe para përmendores së Agimit si dhe ta vizitojnë familjen e tij për të nderuar sakrificën e heroit të pavdekësisë. Në këtë ditë të madhe kujtojmë fjalët e tij të arta dhe duke nderuar jetën, kontributin dhe sakrificën e heroit Agim Ramadani, nderohen të gjithë dëshmorët, përfundoi Daku. E për familjen e Agimit kjo vizitë ishte shumë e mirëseardhur pikërisht në këtë ditë të madhe si dhe e rrallë pasi më herët nuk ka ndodhë që të vizitohen nga studentët. Vëllau i Agimit dhe nëna e tij kanë falënderuar studentët për këtë vizitë që i kan bërë në këtë festë. Demush Ramadani (vëllau i Agimit) para studentëve ka rrëfyer për jetën dhe sakrificën e Agimit me shokë. Ata ndjeheshin të neglizhuar nga institucionet e Kosovës pasi që shumë pak është treguar interesim për familjen e tyre, gjithashtu ende nuk janë rregulluar varrezat e të rënëve në Koshare.

Strukturat e USPE këtë festë e kanë shënuar në forma të ndryshme ku një pjesë e kryesisë kanë qëndruar në trojet shqiptare në Maqedoni e Shqipëri, Vlorë e Tiranë kurse pjesa tjetër ka zhvilluar aktivitete ne Kosovë si: Vizita në Prekaz, Gllogjan si dhe homazhe para përmendoreve të dëshmorëve si: Rexhep Mala, Nuhi Berisha e Agim Ramadani. USPE asnjëherë nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet në organizimin e aktiviteteve gjatë datave të rëndësishme si dhe në aktivizimin e studentëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.